Përgjatë dekadës së parë (1990-2000) ndikimin më të fortë e ka ndier Italia, Gjermania dhe Holanda të cilat panë të rriteshin shpejt shifrat e turizmit.
Shqipëria mundi të përitonte nga ky regjim vetëm në dhjetor të vitit 2010. Vetëm 6 muaj pas vendimit se mund të udhëtohej pa viza, numri i shqiptarëve që udhëtuan jashtë arriti në 1.8 milionë ose rreth 25% më shumë se e njëjtja periudhë e vitit paradhës.
Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se ajo që ka humbur më shumë nga mosqenia në këtë regjim është Britania e Madhe, shifër e cila llogaritet në rreth 26 milionë sterlina.
Ndikimin më të madh e kanë dhënë kinezët dhe indianët. Në Francë, numri i vizitorëve kinezë gjatë vitit të kaluar u llogarit në 1.6 milionë; në Gjermani 1.1 milionë; Itali rreth 2.3 milionë, ndërsa në Britaninë e Madhe në vetëm 185,000.
Për turistët, Shengen është konsideruar si përfitim i cili ka lejuar që në një kohë të shkurtër të realizohen më shumë udhëtime.
“Ne tashmë mund të organizojmë ture, në varësi të preferencave të klientëve dhe kjo është e rëndësishme”, thotë Karan Anand, kreu i Shoqatës së Tur-Operatorëve.
Çdo vit, zona Shengen rritet me 25% dhe ndaj për turizmin është një impuls më shumë.
Ndërsa kreu i Shoqatës Europiane të Tur-Operatorëve (ETOA) thotë se regjimi i lirë i vizave ‘Shengen’ ka qenë një sukses dhe ka bërë të mundur shpërndarjen e miliarda eurove, si dhe ka krijuar mijëra vende të reja pune.
Tom Jenkins, Ceo i ETOA-s, thotë se Mbretëria e Bashkuar ka humbur rreth 20 milionë turistë të huaj vetëm nga të qenët jashtë këtij regjimi.
Burimi: gazetaekonomia.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.