Shell shënon fitime rekord në 115 vjet - Business Magazine Albania

Shell shënon fitime rekord në 115 vjet

Fitimet vjetore të kompanisë Shell janë dyfishuar, duke arritur një rekord prej afro 40 miliardë dollarësh. Po ashtu konsiderohet si fitimi më i lartë në historinë 115-vjeçare të gjigandit të naftës dhe gazit. E gjitha pasi rritja e çmimeve të gazit me shumicë të lidhura me luftën në Ukrainë rriti performancën e kompanisë teksa konsumatorët nxituan për të paguar faturat e mëdha të energjisë.

Kompania e naftës dhe gazit shënoi fitime prej 9.81 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, krahasuar me 6.4 miliardë dollarë një vit më parë. Kjo i ka çuar fitimet vjetore në 39.87 miliardë dollarë, duke tejkaluar 19.3 miliardë dollarë të shënuar në vitin 2021. Sakaq, analistët kishin pritshmëri që shefi ekzekutiv Wael Sawan, të raportonte fitime të rregulluara prej 7.97 miliardë dollarë për tremujorin e katërt dhe 38.17 miliardë dollarë për vitin.

Përpos fitimeve, Shell-i ka njoftuar edhe një pagesë prej katër miliardë dollarësh për aksionarët, përmes një programi të ri të riblerjes së aksioneve gjatë tre muajve të ardhshëm. Kompania ka përfituar nga ulja e furnizimeve ndërkombëtare me gaz, e cila filloi në vitin 2021 dhe u përkeqësua nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, vitin e kaluar.

Gjatë vitit 2022, rritja e fitimeve të kompanisë dhe konkurrentëve të saj e shtyu qeverinë të vendoste një taksë të papritur për operatorët e Detit të Veriut, e cila më vonë u ashpërsua nga kancelari Jeremy Hunt. Në tetor, Shell-i u kritikua kur njoftoi se nuk kishte paguar asnjë taksë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar deri në atë pikë.

Muajin e kaluar, kompania ka njoftuar se priste të merrte një goditje prej rreth 1.7 miliardë paund në fitimet e saj për tremujorin e fundit të vitit 2022 si rezultat i taksave të papritura në MB dhe BE.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0