Shefja operative e Facebook dhuron 100 milionë dollarë për bamirësi - Business Magazine Albania

Shefja operative e Facebook dhuron 100 milionë dollarë për bamirësi


Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg, do të dhurojë 100 milionë dollarë në fondin e saj bamirës për të promovuar të drejtat e femrës dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve me probleme.

Sandberg, një miliardere, e cila është pjesë e Facebook përpara daljes në bursë të kompanisë, transferoi 880,000 aksione të saj në Facebook në një fond bamirës. Në librin e saj të shkruar në 2013-tën, “Lean In” përqendrohet pikërisht për t’u ardhur në ndihmë femrave.

Aktualisht ajo po shkruan një libër të dytë, “Opsioni B” dedikuar vdekjes së bashkëshortit të saj ku përshkruan eskperiencat e përjetuara pas humbjes së njeriut më të dashur, sipëmarrësit Dave Goldberg.

Fondacioni i saj u riemërua në Sheryl Sandberg & Dave Goldberg Family Fund.

 

burimi: CIO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0