SHBA shton tarifat për prodhimet europiane, pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing - Business Magazine Albania

SHBA shton tarifat për prodhimet europiane, pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar listën me produkte të Bashkimit Europian, të cilat mund të ‘goditen’ me tarifa të tjera, si një formë hakmarrje ndaj mosmarrëveshjes së gjatë mes Boeing Co dhe Airbus SE.

Zyra Përfaqësuese e Tregtisë (USTR) në Washington, publikoi listën me vlerë 4 miliardë dollarësh mallra të BE-së, që pritet të tarifohen si pasojë reduktimit të avionëve europianë. Produktet nisin nga frutat deri tek mishi, djathi, ullinjtë, makaronat etj. pjesë e listës janë edhe disa pije alkoolike dhe materiale ndërtimi.

Edhe BE ka përgatitur nga ana e saj tarifa kundërshtuese. Bloolberg shkruan se këto reagime nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se të shtojnë tensionet tashmë ekzistuese mes Washingtonit dhe Brukselit. Nën qeverisjen e Trump, SHBA ka bërë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse në OBT me bazë në Gjenevë dhe aktualisht po bllokon kandidatët në panelin e saj të apelit, një masë që mund të paralizojë kapacitetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të institucionit deri në fund të vitit.

USTR tha se me 5 gusht do të mbahet një dëgjesë publike për produktet e propozuara shtesë prej 4 miliardë dollarë. Ajo vlerëson se subvencionet e BE për Airbus shkaktojnë rreth 11 miliardë dollarë dëm ekonomik në SHBA çdo vit. Organizata Botërore e Tregtisë afirmon se subvencionet e BE-së shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe pritet të vendosë këtë verë mbi sasinë e kundërveprimeve që mund të imponojnë Shtetet e Bashkuara.

Bloomberg

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0