Shazam, tani me një pronar të ri

Shazam, tani me një pronar të ri


Apple njoftoi se ka përfunduar blerjen e Shazam, një aplikacion muzikor gjerësisht i përdorur dhe më i vlerësuari për sa i përket muzikës.

Shazam është një aplikacion për zbulimin e muzikës dhe aktualisht ka më shumë se 100 milionë përdorues aktivë mujorë dhe është shkarkuar mbi 1 miliard herë në mbarë botën. Përdoruesit mund të zbulojnë dhe të identifikojnë këngë me vetëm disa klikime.

“Apple dhe Shazam kanë një histori të gjatë së bashku. Shazam ishte një nga aplikacionet e para i disponueshëm kur lançuam App Store dhe është bërë një aplikacion i preferuar për fansat e muzikës në mbarë botën,” tha Oliver Schusser, zëvendës president në Apple Music, në njoftimin për shtyp.

Lexoni: Si u prit eventi i Apple?

Flitet se kjo blerje ka kushtuar rreth 400 milionë dollarë.

Kur Apple përmendi planet e tij për të blerë Shazam për 400 milionë dollarë në dhjetor 2017, rregullatorët e BE filluan një hetim mbi këtë blerje.

“Në këtë fazë, Komisioni është i shqetësuar se, pas marrjes së Shazam, Apple do të merrte qasje në të dhëna komerciale të ndjeshme për klientët e konkurrentëve të saj. Qasja në këto të dhëna mund t’i lejojë Apple të drejtojë drejtpërsëdrejti klientët e konkurrentëve të saj dhe t’i inkurajojë ata të kalojnë te Apple Music. Si rezultat, shërbimet konkurruese të transmetimit të muzikës mund të vihen në një disavantazh konkurrues “, thuhet në njoftimin për shtyp të BE.

Pavarsisht skepticizmit, Bashkimi Europian së fundmi e miratoi këtë blerje.

Përdoruesit në mbarë botën identifikojnë këngë duke përdorur aplikacionin Shazam mbi 20 milionë herë çdo ditë. Përveç kësaj, aplikacioni i ndihmon njerëzit të ndajnë video, audio ose përmbajtje të printuar në pajisje dhe mediume të ndryshëm.

Apple ka plane për të integruar aplikacionin Shazam me muzikën Apple. Tani për tani, Apple synon ta bëjë Shazam pa reklama. Kjo do të sigurojë që përdoruesit të jenë në gjendje të shijojnë muzikën, pa ndonjë ndërprerje.

/Apple

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0