Seria e trajnimeve iOS Development - Get Ready to Work - Business Magazine Albania

Seria e trajnimeve iOS Development – Get Ready to Work


Akademia profesionale/trajnime

Qëllimi i këtij trajnimi është krijimi i “punonjësit të dëshiruar” të së nesërmes, duke i orientuar individët në bazë të nevojave dhe tendencave të tregut, duke i pajisur ata me aftësitë e duhura gjatë procesit të tyre të punësimit, duke mundësuar kështu punë të suksesshme dhe standarde të zgjeruara të jetesës. Akademia ICT është një qendër mësimi që ofron shërbime për trajnime në teknologjinë e informacionit dhe biznesin. Programet e trajnimit mund të jenë standarde, të gatshme, ose të përshtatur në mënyrë specifike sipas nevojave të klientit. Të gjitha programet e trajnimit mund të gjenden në “Standardet e ICT-së”, të cilat janë standarde të hapura për menaxhimin e teknologjisë së informacionit dhe bizneseve në mënyrë profesionale.

GET READY TO WORK
Për të gjithë të rinjtë e interesuar në fushën e programimit, Innovation Hub mbështetur edhe nga aktorë të ndryshëm, pjesë e ekosistemit të Startupeve, ka nisur një seri trajnimesh.

Trajnimet e platformës “iOS Development with Swift” dhe tematikat që do të trajtohen janë:

Seanca I – Hyrje ne Swift (dt. 28.04.2017 / ora 17:00)

– Klasat dhe strukturat
– Trashëgimia
– Funksionet
– Mbyllja

Seanca II – Libraritë & të dhënat (dt. 05.05.2017 / ora 17:00)

– Pods
– Fetch & parse JSON data
– Local storage

Seanca III – Listat e “pafundme” (dt.12.05.2017 / ora 17:00)

– UITableView
– UICollectionView

Seanca IV – Finalizimi i një apliacioni (dt. 26.05.2017 / ora 17:00)

– View animations
– Debugging
– Unit testing
– iTunesConnect

Për t’u regjistruar klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0