Seminar - Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit - Business Magazine Albania

Seminar – Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit


Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminarin ekskluziv me temë, “Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejt Suksesit”. Kemi përzgjedhur këtë temë, sepse ne besojmë që profesioni si SHITËS është një nga më të guximshmët në mjedisin e sotëm të biznesit.

Ky seminar zhvillohet nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi 25 vite në shitje dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme (vizitoni: www.denisgafuri.com).

Ky seminar është një përvojë edukative dhe rrjetëzim një ditor, i cili do të përgatisë shitësit për sfidat në punën e tyre dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatisë ata për avancimin e karrierës së tyre.

Ky është një trajnim shumë praktik dhe zbavitës ku pjesëmarrësit dalin nga trajnimi të frymëzuar dhe të pajisur me strategji dhe mjete për të përshpejtuar ecurinë e punës me ndikim të menjëhershëm mbi veten, si dhe ndaj përformancës dhe produktivitetit të punonjësve të tyre.

Trajnimi nuk është vetëm fokusi jonë, fokusi ynë qëndron në ndryshimin e sjelljes dhe të Shprehive.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:
• Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë tregun
• Njohja e brandit nga punëtorët (Brand awareness)
• Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese
• Takimi dhe negocimi me klientë
• Menaxhimi efektiv i kohës
• Gjuha e trupit
• Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në Shekullin e 21
• Referenca
• Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.

Përveç trajnimit, do të ketë edhe aktivitete të tjera për të gjithë pjesëmarrësit.

Ky trajnim është dedikuar për të gjithë ata që merren me shitje, posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjes.

Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.

Gjatë trajnimit do të organizohen shumëllojshmëri të aktiviteteve. Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të organizojnë shitjet profesionale me një qasje të re, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre dhe në komunikimin drejt klientëve.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do t’ju udhëheqë më tej drejt rezultateve më të mira në shitje.

Ky trajnim do të mbahet më 24 tetor, ditën e Martë në Hotel Semitronix Zona industrial PR-Fushë Kosovë.
Çmimi për pjesëmarrje është 125 euro ku përfshihet pjesëmarrja ditore, materialet punuese, kafe, ushqim, udhërrëfyesin në gjuhën shqipe për shitje, si dhe çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë.

ME RËNDËSI: Biletat të cilat paguhen deri më 19 tetor, do të përfitojnë ZBRITJE nga 125 euro në vetëm 89 euro.

Afati i fundit për aplikim është data 23 Tetor ora 12:00.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe vendet janë sipas rregullit “Vjen i pari – shërbehesh i pari.”
Për më tepër anëtar të kompanisë apo institucioneve kontaktoni për ofertat përkatëse.

Për çdo pyetje kontaktoni në +377 45 510 009 (Periudha kohore 09:00-16:00) ose përmes e-malit sales@denisgafuri.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0