Gjigandi amerikan i blerjeve online ‘Amazon’ po mendon të ndryshojë metodën tradicionale të pagesave online, duke zëvendësuar fjalëkalimet me ‘selfiet’.
Zëdhënësi i Amazon, tha se kompania ka porositur ndërtimin e një sistemi për identifikimin e blerësve përmes fotove dhe videove e më pas të kryhen pagesat.
Kjo ide ka lindur pasi praktika e fjalëkalimeve ka treguar se ato përveç se mund të harrohen, mund edhe të vidhen, ndërsa fotoja është e personalizuar.
Me sistemin e ri siguria do të jetë shumë herë më e madhe. Blerësve do t’u kërkohet që të kryejnë disa gjeste, si buzëqeshje, të kthehet në profil, të hapë sytë apo të qëndrojë drejtë.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.