Sektori privat: Rol i rëndësishëm në bordet drejtuese të shkollave të mesme profesionale

Sektori privat: Rol i rëndësishëm në bordet drejtuese të shkollave të mesme profesionale


Dhjetra sipërmarrës privatë nga fusha e ndërtimit, teknologjisë së informacionit, turizmit dhe konfeksioneve, janë bërë pjesë dhe kryesojnë bordet drejtuese të disa institucioneve të AFP-së.

Në panelin e diskutimit të Shkollës Verore, kryetarë të bordeve drejtues të shkollave të mesme profesionale, theksuan nevojën e rritjes së numrit të sipërmarrësve anëtarë në këto organizma, sidomos rritjen e pjesëmarrjes aktive të tyre. Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ka hasur sfida të vazhdueshme për të gjetur punonjës të kualifikuar, gjë që e ka afruar me shkollat profesionale. Tashmë, në cilësinë e përfaqësuesit të sektorit privat, ai kryeson Bordin Drejtues në shkollën e mesme profesionale “Gjergj Canco” në Tiranë. Z. Mezini është i bindur se shkollat e mesme profesionale kanë një vlerë të madhe për tregun e punës në Shqipëri, dhe këtë bindje e ka përforcuar këto vite duke qenë pranë këtyre shkollave. Djali i tij me rezultate të shkëqyera zgjodhi pikërisht një shkollë profesionale për të vazhduar studimet. Z. Mezini u shpreh se ka ende një punë të madhe për të bërë, në mënyrë që biznesi t’i afrohet më tepër arsimit profesional. Së pari, ai duhet të njihet me arsimi profesional, dhe së dyti, duhet përmirësuar cilësia e standardet e AFP-së.
Znj. Ada Aliaj u shpreh se synimi i Techspace është të bashkojë studentët e degës “TIK” dhe “Ekonomik”, për të mbuluar edhe pjesën administrative e menaxheriale të startupeve.Ata u shprehën se gjithnjë e më shumë po i besojnë arsimit profesional, duke nisur procesin e rekrutimit të profesionistëve të ardhshëm që kur ata janë në shkollat e mesme profesionale. Kontributi i tyre, duke vënë në dispozicion ambientet e biznesit apo duke i prezantuar nxënësit me kërkesat e tregut, është një mundësi për të zhvilluar e përshtatur njohuritë e nxënësve me nevojat e tregut. Sipas Z. Mezini, një hap i tillë kërkon që sipërmarrësit jo vetëm të marrin pjesë në borde drejtuese e të parashtrojnë kërkesat e tyre, por edhe të kenë zë në vendimmarrje për hartimin e kurrikulave. Në këtë mënyrë, edhe kurrikulat mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të tregut. Ndërkohë, jo të gjitha bizneset janë të gatshme dhe mund t’u përgjigjen nevojave të AFP-së. Nevojitet të përzgjidhen bizneset që kanë mundësi të ofrojnë mentorë, salla apo laboratorë ku mund të zhvillohen praktika profesionale.
Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.
Znj. Hedie Gjoni, drejtoreshë e shkollës “Gjergj Canco”, tha se shkolla ka pasur eksperienca të suksesshme me biznesin. “Me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë”, mori hov qasja e shkollës ndaj biznesit. Sot shumë kompani kanë krijuar hapësira për shfrytëzimin e ambienteve ku nxënësit mund të bëjnë praktika profesionale”, u shpreh ajo. Sipas Znj. Gjoni, është shumë i rëndësishëm rritja e numrit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të shkollës me bizneset. Nga ana tjetër, shkolla duhet të hartojë kurrikula të përshtatshme të informuara nga tregu i punës, në mënyrë që nxënësi të jetë i përgatitur për të punuar në kompani. Bashkëpunimi me sipërmarrjet i ka ndihmuar shkollat e mesme të përmirësojnë modelet profesionale, që u përgjigjen proceseve të reja teknologjike.

Drejtuesit e shkollave synojnë rritjen e bashkëpunimit edhe në nivelin e mbështetjes financiare. Për të rritur cilësinë e arsimit dhe formimit praktik, ata thonë se financimi dhe ngritja e laboratorëve, duhet të vijë edhe nga biznesi. Annet Hilpert, Eksperte për Zhvillimin e Aftësive dhe Promovimin e Punësimit, prezantoi strukturat dhe organizmat që rregullojnë dhe sigurojnë përfshirjen e vazhdueshme të sektorit privat në administrimin e AFP-së. Drejtues dhe anëtarë të bordeve, institucione të AFP-së; biznese dhe profesionistë të AFP-së, diskutuan për forcimin e këtyre organizmave, si kusht për të siguruar efektivitetin e bordeve drejtuese dhe përfshirjen e sektorit privat në AFP.
Ndërgjegjësimi i sektorit privat si kontribues në mirëqeverisjen e institucioneve të AFP-së, në zhvillimin e kurrikulave dhe në të nxënit përmes punës, është shumë i rëndësishëm për funksionimin efektiv të institucioneve të AFP-së. Pavarësisht zhvillimeve pozitive, nuk ka ende garanci që oferta e AFP-së do të përshtatet vazhdimisht me nevojat dhe mundësitë e tregut të punës Përpjekjet e palëve të interesuara kërkojnë qartësi në lidhje me përfitimin e ndërsjelltë dhe rolin që duhet të luajë gjithsecili. Ekspertët dhe institucionet e angazhuara në AFP, po përpiqen të krijojnë një dialog të strukturuar e shumënivelësh midis sipërmarrësve, ofruesve, institucioneve vendimarrese dhe pushtetit lokal. Shkolla Verore 2019 u përpoq të adresojë pikërisht këtë nevojë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Mesazhi i saj është se reformat duhet të komunikohen qartë për të siguruar një perceptim, pozicionim dhe angazhim të përbashkët nga palët e interesuara në të gjitha nivelet. Ekspozimi ndaj praktikave të mira dhe reflektimi mes të ngjashmëve në lidhje me mënyrën e aplikimit të tyre në realitete apo kontekste specifike, është një mënyrë e mirë për të nxitur transformimin e sistemit. Shkolla Verore 2019 shënoi fillimin e një sërë përpjekjesh që do të ndërmerren nga Akademia “Aftësi për Punë” për të promovuar cilësinë dhe relevancën e sistemit të AFP-së. Kjo do të mundësohet përmes bashkëpunimit gjithnjë e më të madh midis kompanive, ofruesve dhe politikëbërësve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0