Elasticitetit është ndoshta karakteristika më e rëndësishme e një themeluesi.
- Do të ketë persona që do donin t’ju punësonin, por shumë të tjerë do t’ua përplasin derën në fytyrë.
- Do të ketë persona që do të duan të bëjnë partneritet me ju dhe shumë të tjerë që do iu injorojnë.
- Do ketë persona që do kontribuojnë në suksesin tuaj, por do ketë dhe shumë të tjerë që do kontribuojnë në dështimin tuaj.
Ajo çfarë e kthen një “themelues”, në një “sipërmarrës” është aftësia për të mësuar tiparin e elasticitetit. Për shembull:
- JK Rowling u refuzua nga 12 shtëpi botuese para se Harry Potter më në fund të publikohej.
- The Beatles ishin refuzuar shumë herë para se të bëheshin një nga grupet më të famshme muzikore në histori.
- Abraham Lincoln humbi në gjashtë zgjedhje elektorale, por kurrë nuk hoqi dorë duke u përpjekur dhe përfundimisht u bë një nga presidentët më me ndikim në Shtetet e Bashkuara.
Ajo çfarë duhet të bëni:
- Qëndroni gjithmonë të fokusuar në qëllimin tuaj
- Qëndroni i vendosur mbi çdo pengesë
- Në biznes, nuk ekziston “ndoshta më vonë”
- Refuzimi është një rrugë drejt po-së dhe një vazhdimësi i të mësuarit
- Asnjëherë mos bëni kompromis me moralin tuaj
- Flini, kur të vdisni
- Me kurajo dhe vullnet do të arrini madhështinë
burimi: INC