Së shpejti do të mund të blini direkt nga Instagram - Business Magazine Albania

Së shpejti do të mund të blini direkt nga Instagram


Instagram është një mënyrë e mirë për markat që të reklamojnë produktet si dhe të rrisin ndjekësit e tyre. Por konvertimi i ndjekësve në konsumatorë gjithmonë ka qenë e vështirë, për shkak se vendi i vetëm ku linket mund të klikohen janë vetëm në profilin bio.

Por së shpejti kjo do të ndryshojë me futjen e produkteve të shitshme. Markat do jenë në gjendje t’i bëjnë tag çdo produkti në fotot e tyre, i cili ky tag më pas dërgon përdoruesit në faqe të veçanta të atyre produkteve me më shumë informacion dhe një link i cili lexon “shop now” ku më pas ju dërgon direkt në dyqanin e shitësit.

Kompania për momentin po punon me 20 shitës me pakicë duke përfshirë Kate Spade dhe Warby Parker për të testuar karakteristikën e re, e cila për momentin është në dizpozicion për grupe të veçanta në SHBA, me planin për t’u zgjeruar dhe më tej.

https://vimeo.com/189697603

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0