Samsung Zgjeron Linjën Premium të Makinave Larëse - Business Magazine Albania

Samsung Zgjeron Linjën Premium të Makinave Larëse


Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot futjen e risisë së makinave larëse me teknologjinë revolucionare QuickDrive™. Duke iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve, Samsung ka prodhuar lavatriçe që punojnë me performancë dhe shpejtësi më të lartë.

Domethënë, makinat e reja larëse krahasuar me modelet e mëparshme Samsung, janë deri në 35 për qind më të shpejta dhe do të ekspozohen në CES (Consumer Electronics Show) në Las Vegas nga 9 deri në 12 janar 2018.

Milenianët janë duke blerë shtëpi dhe banesa më shumë se kurrë ndonjëherë dhe për këtë grup blerësish dixhital, është shumë e rëndësishme sigurimi i pajisjeve shtëpiake që përfshijnë teknologji kuptimplote dhe të personalizuara për të përmirësuar jetën e tyre. Teknologjia e re QuickDrive™ është më e reja në linjën e produktit, duke përfshirë lavatriçe me presion të lartë activewash™, lavatriçe të përparme AddWash™ dhe komplete FlexWash + FlexDry, që përbëhen nga lavatriçe dhe tharëse.

“Kur keni shumë rroba për të larë, ju doni ta bëni këtë sa më shpejt dhe me efikasitet”, tha Shane Higby, zëvendëspresidente e departamentit të marketingut pranë Samsung Electronics America. – “Futja e një makine larje të re me QuickDrive™ thekson angazhimin tonë për t’u ofruar klientëve zgjidhje më të shpejtë për problemin e papastërtisë dhe për të pasur më shumë kohë për gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme për ta.”

Karakteristikat inovative të lavatriçes së re bazohen në teknologjinë QuickDrive™ dhe një kazan kryesore të madh dhe panelin e pasëm që lëviz në mënyrë të pavarur. Kjo krijon një veprim dinamik që i lëviz rroba në katër drejtime – lart e poshtë dhe majtas dhe djathtas – për të larguar papastërtitë në mënyrë të shpejtë, butësisht dhe tërësisht për të ofruar një cikël intensiv dhe të plotë të larjes që merr 35 për qind më pak kohë se lavatriçet të tjera të Samsung.

Përveç kësaj, makina larëse ka aftësinë të përputhet me një tharëse të përshtatshme, duke u bërë ato ideale për hapësira të vogla.

Lavatriçja e re është e gatshme të lidhet me internetin dhe është në përputhje me ekosistemin SmartThings të Samsung. Asistenti i tij Q-rator ka aftësi inteligjente që thjeshtojë ciklin e larjes me karakteristika intuitive:

  • Udhëzuesi për larjen jep rekomandime automatike për cikle optimale të larjes bazuar në ngjyrën, llojin e copës dhe shkallën e ndotjes të përcaktuara nga përdoruesi.
  • Planifikuesi i larjes u mundëson konsumatorëve të menaxhojnë kohën e përfundimit të larjes së rrobave, duke përshtatur cilësimet e ciklit në përputhje me rrethanat.
  • Programi HomeCare Wizard monitoron lavatriçen, njofton në mënyrë proaktive përdoruesit për problemet e mundshme dhe siguron ndihmë të shpejt për zgjidhjen e problemeve.

Për më shumë informacion rreth Pajisjeve Elektroshtëpiake Samsung, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0