Samsung Electronics do të bëjë investime të reja prej miliarda dollarësh në prodhimin e çipave kompjuterikë, megjithë paqartësitë e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe tensionet politike midis tregjeve kryesore të saj në SHBA dhe Kinë.
Grupi i teknologjisë së Koresë së Jugut njoftoi ndërtimin e një linje prodhimi prej 8 miliardë dollarësh në vendin e saj, i cili do të prodhojë çipa procesorësh të nivelit të lartë të përdorura në 5G, inteligjencë artificiale dhe informatikë me performancë të lartë.
Procesorët në këtë fabrikë do të prodhohen mbi arkitekturën 5-nanometër dhe standardin EUV (Extreme Ultraviolet Lithography), një proces i cili kërkon makineri të kushtueshme. Krahasuar me standardin 7-nanometër, Samsung thotë se teknologjia 5-nanometër ofron 20% reduktim të konsumit të energjisë dhe 25% rritje të efikasitetit. Këto faktorë do të adresojnë shqetësimet kryesore të industrisë cloud sot si performanca dhe kostoja operacionale.
Lexoni: CEO i Coca Cola: Ndikimi ekonomik i koronavirusit sapo ka filluar
Investimet vijnë megjithë shqetësimet për kërkesën për produkte teknologjike, pasi ekonomia globale është prekur nga izolimi dhe humbjet e vendeve të punës të shkaktuara nga kriza shëndetësore. Shpenzimet kapitale në çipa kompjuterash pritet të ulen me 3 përqind këtë vit në nën 100 miliardë dollarë, sipas grupit kërkimor IC Insights, shkruan Financial Times.
Por Sanjeev Rana, një analist, që punon në kryeqytetin e Koresë së Jugut, tha se njësia e çipave kompjuterikë të Samsung, burimi i saj më i rëndësishëm i fitimeve, ishte rritur përsa i përket aktiviteteve online, pasi më shumë njerëz kaluan kohë në shtëpi, si pasojë e izolimit. “Mbrapa këtyre aktiviteteve është e gjithë memorja dhe serverët dhe, Samsung po përfiton nga kjo,” tha z. Rana.
Projekti është pjesë e përpjekjes dhjetëvjeçare të Samsung-ut prej 116 miliardë dollarësh, për të hequr dorë nga prodhimi i gjysmëpërçuesit të Tajvanit, TSMC (Taivan Semiconductor Manufacturing Company), i cili prej vitesh ka kontrolluar më shumë se gjysmën e tregut të çipave. Klientët e TSMC përfshijnë Apple dhe Huawei. Ende, një ringjallje e tensioneve midis SH.B.A. dhe Kinës mbi teknologjinë ka krijuar pasiguri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.