Laboratori sekret i Elon Musk po mbledh të dhëna mbi çdo lëvizje njerëzore për të trajnuar robotët - Business Magazine Albania

Laboratori sekret i Elon Musk po mbledh të dhëna mbi çdo lëvizje njerëzore për të trajnuar robotët

Laboratori sekret i Elon Musk po mbledh të dhëna mbi çdo lëvizje njerëzore për të trajnuar robotët

Robotët Optimus të Elon Musk aktualisht duken si personazhe të “Looney Tunes”, të ngathët dhe larg përsosmërisë. Por pas skenave po zhvillohet një përpjekje gjigante për t’i nxjerrë nga kjo fazë e papjekur.

Sipas një zbulimi të ri të Business Insider, në laboratorin sekret të Tesla-s në selinë inxhinierike në Palo Alto, Kaliforni, qëllimi është të regjistrohet pothuajse çdo lëvizje e zakonshme njerëzore. Dhjetëra punonjës kryejnë qindra herë në ditë të njëjtat veprime, duke krijuar një bazë të dhënash të pazakontë për robotët humanoidë. Industria e inteligjencës artificiale mbështetet po aq tek ushtritë e punonjësve që përpunojnë të dhënat, sa edhe tek energjia e madhe që konsumojnë qendrat e të dhënave. Të ashtuquajturit “data annotators” shënojnë manualisht tekstet dhe imazhet, që modelet e AI të kuptojnë se çfarë po shohin. Ndërkohë, në laboratorin e Optimus-it, kemi tashmë mbledhës të të dhënave, njerëz që vetë bëhen dataset-i. Lëvizjet e tyre regjistrohen nga pesë kamera të montuara në një helmetë dhe një çantë shpine e rëndë deri në 18 kilogramë. Ata kryejnë detyra të zakonshme si ngritja e një filxhani, fshirja e tavolinës, fshesa elektrike, sistemimi i pjesëve të makinave në një linjë prodhimi, e deri tek kërkesa më të çuditshme si “Chicken Dance” apo twerk, sipas raportimit të BI. “Është si të jesh minj laboratori nën mikroskop,” tha një ish-punonjës i laboratorit. Puna është lodhëse dhe kërkon përsëritje të të njëjtit veprim qindra herë. Punonjësit mund të kalojnë javë të tëra duke fshirë vetëm një tavolinë. Në çdo turn prej 8 orësh, ata duhet të prodhojnë të paktën 4 orë pamje të përdorshme. Dhe nëse lëvizjet e tyre nuk duken mjaftueshëm “njerëzore”, mund të penalizohen. “Hedh një hap, fshin tavolinën, kthehesh në pozicion neutral dhe e përsërit sërish,” tregoi një tjetër ish-punonjës. “Shpëlaje dhe përsërite deri në pushim.”

Lexo edhe: Tesla do nisë prodhimin e Cybercab në prill të vitit 2026

Robotët janë pjesë e planit të madh të Musk për ta zhvendosur fokusin e Tesla-s nga prodhimi i makinave tek automatizimi i avancuar, një bast që, nëse rezulton i suksesshëm, mund të gjenerojë fitime marramendëse. Tregu i robotëve humanoidë për përdorim shtëpiak parashikohet një ditë të arrijë vlera shumëtrilionshe, edhe pse ende nuk dihet kush do t’i blejë. Gjigantë si Figure dhe Agibot pretendojnë se janë pranë dërgimit të mijëra robotëve eksperimentalë, si një hap i parë drejt shitjeve masive që mund të rivalizojnë industrinë e automobilave.Musk ka vendosur një afat edhe më të ngushtë: Tesla synon të prodhojë 5,000 robotë Optimus deri në fund të këtij viti. Në raportimin e tremujorit të tretë, ai tha se Optimus “mund të jetë produkti më i madh i të gjitha kohërave”, duke parashikuar se Tesla do të prodhojë deri në një milion njësi në vit.

Disa nga detyrat janë aq të thjeshta, sa duken si mësime për një foshnjë, sipas një punonjësi. Të tjerë thanë se u kërkua të kryenin ushtrime që zakonisht bëhen për fëmijë të vegjël, si vendosja e formave në vrimat përkatëse. Kur detyrat gjenerohen nga AI, shpesh dalin të çuditshme: të veprosh si gorillë, të bësh sikur luan golf, apo të kërcesh në mënyrë provokuese. Disa punonjës thanë se ndiheshin në siklet kur AI u kërkonte të zvarriteshin në katër këmbë ose të hiqnin pjesë të veshjeve. E gjithë kjo tregon se trajnimi ka ende një rrugë shumë të gjatë përpara. Dhe Tesla nuk duket fort e sigurt për aftësitë e robotëve – sepse sa herë Musk fton investitorë për t’u impresionuar, robotët teleoperohen nga njerëzit. “Investitorët duan të shohin robotët në veprim,” tha një ish-punonjës. “Kur jemi në mo-cap, ne i kontrollojmë robotët që të duken më të rrjedhshëm.” “Ndihesh si në teatër,” shtoi ai.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0