Tesla do nisë prodhimin e Cybercab në prill të vitit 2026 - Business Magazine Albania

Tesla do nisë prodhimin e Cybercab në prill të vitit 2026

Tesla do të fillojë prodhimin e Cybercab, automjetit të saj të parë elektrik plotësisht autonom, në prill të vitit 2026 në fabrikën e kompanisë në Austin, Teksas, njoftoi CEO Elon Musk gjatë takimit vjetor me aksionerët.

Cybercab do të jetë pa timon, pedale dhe pasqyra anësore, një koncept i projektuar posaçërisht për drejtim tërësisht të pambikëqyrur.

“Është makina e parë në botë e ndërtuar që nga fillimi për drejtim të plotë autonom. E optimizuar për koston më të ulët për milje”, tha Musk. Megjithatë, sfidat rregullatore mbeten të mëdha. Vendosja e një automjeti në rrugë pa kontrolle tradicionale kërkon miratim federal, i cili deri më tani ka qenë proces i gjatë dhe kompleks.

Lexo edhe: Mbledhja e qeverive Rama – Meloni, firmosen 16 marrëveshjet dhe memorandumet

Kompani si Zoox (e mbështetur nga Amazon) dhe General Motors me projektin Cruise Origin janë përballur me pengesa të ngjashme. Tesla e prezantoi për herë të parë Cybercab në tetor 2024 dhe që atëherë ka nisur një shërbim robotaxi eksperimental në Austin, duke përdorur SUV-të Model Y të pajisura me versionin më të fundit të softuerit Full Self-Driving. Musk mbetet optimist për miratimin e shpejtë të Cybercab nga rregullatorët, duke falënderuar Waymo për “hapjen e rrugës” në fushën e robotaksive.

“Sapo kjo të bëhet normale në qytete, rregullatorët do të kenë gjithnjë e më pak arsye për të thënë jo” tha ai.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0