Samsung konfirmon lajmin. Galaxy S9 do të prezantohet më 25 shkurt!

Samsung konfirmon lajmin. Galaxy S9 do të prezantohet më 25 shkurt!


Samsung ka konfirmuar se do të zbulojë smartphonin e saj të ri, Galaxy S9, në 25 Shkurt, në panairin e Mobile World Congress, në Barcelonë.

Kompania po promovon eventin duke reklamuar një kamera të re. Flitet se S9, do të përmbajë sensorët e rinj ISOCELL, karakteristikat e të cilave gjenden të detajuara në faqen zyrtare të Samsung.

Një nga katër sensorët ISOCELL, thuhet se do të arrijë të bëjë fotografi më të mira, në kushte të mungeses së ndriçimit, duke bashkuar katër piksela të afërt, në një piksel më të madh, duke lejuar kështu që të kapen më shumë detaje. Një tjetër është i aftë të fokusojë në mënyrë të shpejtë dhe të xhirojë video në Full HD me 480 korniza për sekond, si dhe video në slow motion, pra të ngadalësuara.

Flitet gjithashtu se S9, do të ketë një kamera të pasme prej 12 megapiksel, me mundësi hapje 1.5f dhe 2.4f. Një hapje më e vogël, do të thotë se një sasi më e madhe drite, ka mundësinë të godasë sensorët, gjë që sjell një efekt thellimi të fushës, shpejtësi më të lartë shkrepjeje dhe më pak tronditje gjatë xhirimeve të skenave të shpejta.

Samsung, do të ketë mjaft punë për të bërë, në mënyrë që të mundë kokurrencën e Google Pixel 2, Huawei Mate 10 si dhe të Iphone X, përsa i përket performancës së kamerave. Fatmirësisht, kemi disa muaj kohë për të parë nëse këto zëra do rezultojnë të vërteta.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0