Samsung i bashkohet Komunitetit Zvicerian të Orëve të Çmuara në Baselworld 2017 - Business Magazine Albania

Samsung i bashkohet Komunitetit Zvicerian të Orëve të Çmuara në Baselworld 2017


Basel, Zvicër, 23 Mars, 2017 – Samsung Electronics është i nderuar që do t’i bashkohet entuziastëve të orave në Baselworld 2017, duke tejkaluar hendekun mes teknologjisë së lartë dhe trashëgimisë zviceriane të dizenjimit të orëve duke shfaqur portofolin e orëve të zgjuara Gear.

Shirita të reja të orëve, variacione të ndryshme të ngjyrave të Gear S3 dhe dizajne emocionuese do të jenë të shfaqura në ekran në vazhdimësi të linjës së orëve Gear me një fokus në prezantimin e fundit të Samsung, Gear S3. I frymëzuar nga arti i ndërtimit të orëve, Gear S3 kombinon të dhënat e përpikta dhe elemente premium dizajni të gjetura në një orë tradicionale, me një teknologji të zgjuar që kërkohet në një orë dore. Përfitimet e përdoruesve përputhen me një dizajn cilësor që nga rezistenca ndaj ujit dhe niveli i lartë i qëndrueshmërisë, duke vazhduar me bokse për telefonata, mesazhet zanore dhe muzikë, si dhe GPS për të regjistruar aktivitetin në palestër. Gear S3 është dizenjuar për të plotësuar çdo koleksion të orëve që nga orët luksoze të paraqitura në Baselworld.

“Ne e kuptojmë se një orë është më shumë se një matës kohe, pasi ajo shërben edhe për stilin dhe interesat personale. Gear S3 e çon komfortin, stilin dhe inovacionin në një nivel tjetër, duke mbajtur premtimin për një cilësi superiore,” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidentja e Marketingut dhe Komunikimit Global në Samsung Electronics. “Gear S3 është më shumë se një orë e zgjuar, është një orë e dizenjuar shumë bukur, e cila e ndryshon tërësisht kategorinë e orëve të zgjuara, e hartuar për të apasionuarit e orëve dhe entuziastët e teknologjisë.”

Dizenjuesi i orëve luksoze, zviceriani Yvan Arpa, do t’i bashkohet Samsung në Baseworld për të prezantuar tre konceptet e reja të orëve të bazuara në Gear S3. Tre konceptet përfshijnë një orë, e cila mund të duket si Gear S3 në pamje të parë, por është një orë tradicionale me detaje zviceriane; një përditësim i bërë në Gear S3, duke e çuar në një nivel premium dhe së fundmi një version hibrid i konceptit të orës Gear S3. Partneriteti është një testament për fokusin në vazhdimësi të Samsung për të hequr barrierat tradicionale dhe për të shpërndarë inovacione kuptimplotë.

“Prezenca e Samsung në Baseworld demostron evoluimin e botës së teknologjisë dhe orologjisë,” tha dizenjuesi i orëve, Yvan Arpa, i cili ka qenë i përfshirë në procesin e hershëm të dizenjimit të Samsung Gear S3. “Samsung është i angazhuar për të mbajtur premtimin e një cilësie superiore në të gjitha produktet e saj për të pasqyruar trashëgiminë dhe evoluimin e industrisë së orëve.”

Në lidhje me prezencën e Samsung në BaseWorld, kompania gjithashtu do të hapë një “Pako me vlerë” gjatë BaseWorld 2016 për konsumatorët e Gear S2 dhe Gear S3. Përditësimi do të shpërndajë më shumë përmbajtje dhe do t’i lejojë përdoruesve të bëjnë më shumë partneritet me aplikacionet e markave më të mira duke përfshirë Spotify dhe NEST. Përveç kësaj, përditësimi përmirëson funksionalitetet si “Altimetër/Barometër”, “Aftësi Kujtese” dhe “S Health”.

Qëkur Samsung prezantoi për herë të parë pajisjet që vishen me orët e zgjuara Galaxy Gear në 2013, ajo ka mbajtur pozicionin e saj udhëheqës në pajisjet që vishen dhe vazhdon të eleminojë barrierat duke zgjeruar portofolin e saj dhe zgjidhjet inovative që sjellin teknologjinë, shërbimet dhe komoditetin së bashku. Samsung gjithashtu ofron pamje dhe rripa të ndryshëm për orët Gear S2 dhe Gear S3 duke u siguruar përdoruesve mënyra të thjeshta dhe me shije për të përshtatur orët e tyre të zgjuara për çdo stile jete ose aktiviteti ditor.

Për më shumë informacione rreth produkteve, ju lutem vizitoni http://www.samsungmobilepress.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0