Samsung hap Qendrat Globale të IA në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi - Business Magazine Albania

Samsung hap Qendrat Globale të IA në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi


Përveç Qendrave në Kore dhe SHBA, Samsung Research operon pesë Qendra IA në të gjithë botën të dedikuara për të eksploruar potencialin e plotë të teknologjisë IA

Samsung Research, qendra e avancuar për kërkim-zhvillimin e Samsung Electronics’ SET (end-products) Business njoftoi sot planet për të krijuar tre qendra të inteligjencës artificiale (AI) në Kembrixh, Mbretëri të Bashkuar, Toronto, Kanada dhe Moskë, Rusi për të forcuar aftësitë IA të kompanisë dhe për të eksploruar potencialin e IA me bazë përdoruesish.

Samsung Research ka udhëhequr përpjekjet më të fundit në zgjerimin e aftësive kërkimore ndërkombëtare të IA të Samsung Electronics dhe ka zgjeruar ekspertizën e saj të IA me krijimin e qendrave të reja. Samsung Research gjithashtu mbikqyri krijimin e qendrave të reja IA në Seul nëntorin e kaluar dhe në Silicon Valley në Janar. Me shtimin e tre Qendrave të reja të IA, Samsung Research do të operojë pesë qendra të IA në mbarë botën.

Gjithashtu, duke siguruar ekspertë globalë të IA, Samsung Research ka në plan të zgjerojë numrin e shkencëtarëve të avancuar të IA në një total prej rreth 1,000 deri në vitin 2020.

“Samsung ka një histori të gjatë të ndjekur nga inovacioni dhe ne jemi të lumtur për të sjellë të njëjtin pasion dhe udhëheqje teknologjike në IA,” tha Hyun-suk Kim, Presidenti dhe Kreu pranë Samsung Research në ceremoninë e hapjes së Qendrës së re të IA në Kembrixh. Me qendrat e reja të IA-së dhe rekrutimin e ekspertëve kryesorë në këtë fushë, synimi ynë është të jemi një ndikim i madh për industrinë e IA.”

Talentet më të mira nga fusha e IA për të ndihmuar në udhëheqjen e Qendrave të reja

Samsung AI Center-Cambridge do të udhëhiqet nga Andrew Blake, më parë Drejtor i Laboratorit të Microsoft në Kembrixh dhe një pionier në zhvillimin e teorisë dhe algoritmeve që mund të bëjnë të mundur që kompjuterat të sillen si makina që shohin. Me bashkëpunimin e ekspertëve të shquar në këtë fushë, si profesoresha Maja Pantić (Kolegji Imperial), Samsung AI Center-Cambridge do të luajë një rol kryesor në kërkimin e avancuar të IA për Samsung Research.

“Kjo Qendër e re nënkupton angazhimin tonë për avancimin e IA,” tha Andrew Blake. “Hulumtimi ynë do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë sjelljen njerëzore, duke eksploruar fusha si njohja e emocioneve dhe duke zgjeruar më tej kufijtë e komunikimit me bazë përdoruesish për të zhvilluar teknologjitë e IA që në fund të fundit përmirësojnë jetën e njerëzve.”

Samsung AI Center-Toronto do të udhëhiqet nga Dr. Larry Heck, zëvendëspresident pranë Samsung Research America (SRA) dhe një ekspert në teknologjitë virtuale të ndihmës personale dhe gjithashtu udhëheqës pranë Qendrës SRA IA. Qendra IA në Toronto do të forcojë përpjekjet e saj kërkimore në teknologjitë kryesore të IA me bashkëpunimin strategjik nga universitetet kryesore në Kanada.

Samsung IA Center-Moska pritet të përfitojë nga ekspertiza e Rusisë në matematikë, fizikë dhe shkenca të tjera. Ajo ka në plan të përfshijë ekspertë kryesorë të IA si Profesor Dmitry Vetrov (Shkollë e Lartë Ekonomike) dhe Profesor Victor Lempitsky (Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë Skolkovo) për të udhëhequr kërkimet mbi algoritmet e IA.

Parimet kryesore që nxitin vizionin IA të Samsung

Në vizionin e saj për IA, Samsung fokusohet në pesë aspekte kryesore për të nxitur kërkimet e saj. Këto përfshijnë IA që është: “user centric”, duke realizuar personalizimin nëpërmjet një ndërfaqe multi-modale; “gjithmonë duke mësuar”, përmes vetë-mësimit të vazhdueshëm nga të dhënat; “gjithmonë aty”, si një shërbim ambienti; “gjithmonë e dobishme”, me minimizimin e ndërhyrjes së përdoruesit dhe përgjigjen ndaj kërkesave; dhe “gjithmonë të sigurtë”, duke siguruar sigurinë e përdoruesit dhe privatësinë. Ndërsa ata punojnë rreth këtyre fokusimeve, Qendrat e reja të IA do të ndikojnë në mjediset kërkimore së bashku me forcat rajonale të studiuesve për të çuar IA në kufij të rinj.

Nëpërmjet iniciativave të vazhdueshme duke përfshirë mbajtjen e një Forumi të IA vitin e kaluar, Samsung ka bashkëpunuar ngushtë me dijetarë të njohur të IA-së në përgatitjen e krijimit të bazave kërkimore në fushat e ekspertizës. Samsung do të vazhdojë të zgjerojë fushat e ekspertizës dhe teknologjisë në të gjithë globin, duke i dhënë një rëndësi të veçantë zonës lindore të SHBA.

Në vitet e ardhshme pajisjet e Internet of Things (IoT) të integruara me IA do të gjenerojnë një numër të madh të të dhënave që mund të ofrojnë njohuri interesante rreth jetës së përdoruesve, duke u mundësuar atyre të përfitojnë nga shërbimet inteligjente të optimizuara për preferencat dhe sjelljet e tyre personale. Për të siguruar një ekosistem user-centric, Samsung synon të ndërtojë një platformë IA nën një arkitekturë të përbashkët që jo vetëm do të shkallëzohet shpejt, por gjithashtu do të sigurojë kuptimin më të thellë të kontekstit dhe sjelljeve të përdorimit, duke e bërë IA më të përshtatshme dhe më të dobishme.

Për më shumë detaje mbi Samsung Research dhe qendrat globale të IA, vizitoni faqen zyrtare të Samsung Research në http://research.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0