Samsung Galaxy S22 Ultra ofron përvojën më premium të serisë S deri tani - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy S22 Ultra ofron përvojën më premium të serisë S deri tani

Kamera, performanca dhe lidhja më e mirë ndonjëherë në një smartphone Galaxy, Galaxy S22 Ultra rimodelon përvojën celulare duke bashkuar veçoritë më të mira Galaxy të serive Note dhe S.

Samsung Electronics zbuloi sot Galaxy S22 Ultra, duke bashkuar më të mirën nga dy trashëgimitë e smartphone-ve – fuqinë e pakrahasueshme të Serisë Note, kamerën pro-grade dhe performancën e serisë S – për të vendosur një standard të ri për smartphone-t premium. Me një S Pen të integruar,  Nightography të avancuar, veçori video dhe jetëgjatësi të baterisë që zgjat më shumë se një ditë, Galaxy S22 Ultra është pajisja më e fuqishme Ultra që Samsung ka krijuar ndonjëherë.

“Në Samsung, ne vazhdimisht e shtyjmë veten për të rritur standardin në pajisjet tona më premium” tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit MX (Mobile Experience) të Samsung Electronics. “Galaxy S22 Ultra merr funksionalitetin e preferuar të Galaxy Note dhe aspektet më të njohura të Serisë S dhe i bashkon ato për një përvojë vërtet unike celulare. Ky është një hap përpara për teknologjinë celulare, duke vendosur një standard të ri për atë çfarë mund të ofrojë një smartphone.”

Nga aftësitë krijuese dhe produktiviteti, te fuqia dhe performanca, Galaxy S22 Ultra sjell gjithçka që ju pëlqen në përvojën e Note, duke përfshirë edhe S Pen në Serinë S. Galaxy S22 Ultra i bashkohet serisë së re të pajisjeve Galaxy S — Galaxy S22 dhe S22+ — duke ofruar çdo veçori të këtyre pajisjeve plus veçori të reja të shtuara.

Telefoni më i fuqishëm i serisë S të Samsung

Për herë të parë ndonjëherë, S Pen i preferuar nga përdoruesit e Note vjen në një pajisje të Serisë S – dhe është S Pen më i shpejtë që kemi realizuar ndonjëherë. Me vonesë 70% më të ulët, ju mund të shkruani dhe vizatoni më natyrshëm në ekranin e zgjeruar të S22 Ultra dhe të eksploroni aplikacionet në mënyra të reja.

Me S Pen, S22 Ultra bëhet më shumë se një telefon. Ai përqafon trashëgiminë e Note, ndërsa hap mënyra të reja për të qenë krijues dhe për t’i bërë gjërat. Rezultati është një përvojë celulare ndryshe nga të mëparshmet.

Me lentet e kamerës së integruar, pa probleme dhe një kornizë metalike të hijshme që krijon një efekt pasqyrë, Galaxy S22 Ultra përfaqëson pamjen dhe ndjesinë më premium të Samsung. Sa i qëndrueshëm aq edhe mahnitës, Galaxy S22 Ultra vjen në katër opsione ngjyrash të frymëzuara nga natyra, duke përfshirë ngjyrën e zezë, e bardhë, jeshile dhe ngjyra e re në S22 Ultra, vishnjë.

Realizoni fotografi dhe video mahnitëse, ditën ose natën

Me Galaxy S22 Ultra, ju mund të realizoni foto të bukura në çdo nivel ndriçimi. Veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve S22 ju lejojnë të kapni video të qarta dhe të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës. S22 Ultra është ndërtuar me një sensor 2,4um piksel – sensori më i madh i Samsung, i cili bën të mundur që lentet e kamerës të kapin më shumë dritë dhe detaje. Plus, lentet e përparuara  Super Clear Glass të S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës. Ndërkohë, opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një  apo shumë persona.

Me aftësi zmadhimi që do t’ju afrojnë 100x më shumë me veprimin, Galaxy S22 Ultra nuk është vetëm kamera më e fuqishme e Samsung, por është edhe më e zgjuara. I mbushur me veçori të reja të AI si Portrait mode, Galaxy S22 Ultra është ndërtuar për ta bërë çdo foto të duket profesionale.

Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, Galaxy S22 Ultra ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Ashtu si Galaxy S22 dhe S22+, Galaxy S22 Ultra ofron akses ekskluziv në aplikacionin Expert RAW, i cili përmban një paketë gjithëpërfshirëse mjetesh editimi brenda kamerës që ofrojnë një përvojë të ngjashme me DSLR. Me aftësinë për të ruajtur fotot në format RAW deri në 16 bit, mund të merrni më shumë kontroll mbi modifikimet tuaja. Dhe ashtu si një aparat fotografik DSLR, ju mund t’i ndriçoni ose errësoni fotot tuaja me opsionet ISO d, të rregulloni balancën e të bardhës për ta bërë foton tuaj më të ngrohtë ose më të ftohtë dhe të përqendroheni manualisht në subjektin tuaj të dëshiruar për t’i bërë imazhet tuaja të duken saktësisht ashtu siç dëshironi.

Lexoni: Kaloni kufijtë me serinë Galaxy Tab S8: Tableti Galaxy më i madh, më i guximshëm dhe më i gjithanshëm ndonjëherë

Fuqia dhe performanca e pandalshme

Galaxy S22 Ultra është krijuar për ditët më produktive të punës. S22 Ultra është pjesë e serisë së parë Galaxy S që është e pajisur me procesorin më të fundit 4 nm, i cili fuqizon përpunimin më të avancuar të AI dhe ML të Samsung. Ai gjithashtu përmban Wi-Fi 6E, deri në dy herë më shpejt se Wi-Fi 6. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura, pavarësisht nëse jeni duke luajtur  ose duke punuar. E gjithë kjo fuqi funksionon me baterinë e fuqishme të Galaxy S22 Ultra, e cila ju jep më shumë se një ditë të plotë përdorimi me një karikim të vetëm. S22 Ultra gjithashtu mbështet karikim super të shpejtë 45 W, kështu që mund të regjistroni 50 minuta video– të gjitha pas një karikimi 10-minutësh. Punoni, luani lojëra, shikoni video dhe më shumë, me fuqinë që ju mban gjithmonë të lidhur.

Pavarësisht nëse jeni duke parë përmbajtje ose duke krijuar tuajën, ekrani 6,8 inç i Galaxy S22 Ultra, Dynamic AMOLED 2X, sjell gjithçka në jetë me detaje mahnitëse dhe me një shkëlqim maksimal prej 1,750 nit. Plus, teknologjia Vision Booster i mundëson ekranit të Galaxy S22 Ultra të rregullojë në mënyrë inteligjente ndriçimin gjatë gjithë ditës, duke u siguruar që të keni pamjen më të mirë të mundshme edhe në rrezet e forta të diellit.

Si pjesë e angazhimit tonë për t’u dhënë përdoruesve performancën dhe përvojën më të mirë të mundshme në celular, e gjithë seria Galaxy S22 do të mbështetet deri në katër gjenerata të upgrade-ve të sistemit operativ Android. Tani miliona përdorues të Galaxy mund të përfitojnë veçoritë e fundit të sigurisë, produktivitetin dhe veçoritë e tjera të reja, për një kohë më të gjatë. Samsung do ta përshkallëzojë këtë përpjekje në të gjithë linjën e produkteve për të siguruar që ju të gjeni plotësisht mbështetje në ekosistemin tuaj Galaxy.

Siguria që mund t’i besoni

Seria Galaxy S22 sigurohet nga platforma e fuqishme e sigurisë Knox Vault e Samsung, e cila përfshin një procesor dhe memorie të sigurt që izolon plotësisht të dhënat e ndjeshme si fjalëkalimet, të dhënat biometrike ose çelësat e Blockchain nga sistemi kryesor operativ i telefonit. Paneli i privatësisë dhe Treguesi i One UI e bëjnë të lehtë identifikimin e aplikacione që po aksesojnë të dhënat dhe kamerën tuaj. Seria Galaxy S22 prezanton gjithashtu disa veçori të reja sigurie, duke përfshirë mikroarkitekturën ARM, e cila ndihmon në parandalimin e sulmeve kibernetike që synojnë sistemin tuaj operativ dhe memorien.

Plus, Seria Galaxy S22 ofron Samsung Wallet – një përvojë e pametë, e përshtatshme dhe e sigurt për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë. Samsung Wallet kombinon pagesën dixhitale, ID-në, çelësat dhe menaxhimin e aseteve në një hapësirë për të thjeshtuar rutinat tuaja, nga shfaqja e ID-së suaj të studentit deri te përpilimi i dokumenteve të udhëtimit përpara një fluturimi.

Qëndroni të lidhur me ekosistemin Galaxy

Krahas serisë së re S22, Samsung po prezanton një linjë krejt të re tabletash dhe një paketë funksionesh të përditësuara për Galaxy Watch4, në mënyrë që përdoruesit e Galaxy të mund të qëndrojnë të lidhur në çdo aspekt të jetës së tyre. I krijuar për një epokë të re, seria Galaxy Tab S8 ¬– duke përfshirë Tab S8, Tab S8+ dhe Tab S8 Ultra – është linja më e gjithanshme e tabletëve të Samsung ndonjëherë, e ndërtuar dhe projektuar për të përmbushur nevojat gjithnjë në ndryshim të atyre që punojnë, studiojnë, luajnë dhe krijojnë.

Disponueshmëria

Galaxy S22 Ultra do të jetë i disponueshëm në tregun shqiptar me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 160.999 Lekë në versionin 12/256GB dhe 170.999 Lekë në versionin 12/512GB . Pajisja do të jetë e disponueshme në ngjyrat dhe opsionet e memories së mëposhtme:

  • Galaxy S22 Ultra:e zezë, e bardhë, jeshile dhe vishnje në 256GB dhe 512GB modele me 12GB RAM.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0