Samiti i Gruas së Diasporës- Ja çfarë duhet të dini - Business Magazine Albania

Samiti i Gruas së Diasporës- Ja çfarë duhet të dini

Elizabeta Katiaj

Samiti i Pestë i Gruas së Diasporës Shqiptare do të mbledhë liderë dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë më 11 tetor, duke shënuar një moment të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe promovimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky event dy ditor do të ofrojë një platformë të vlefshme për diskutime të thella mbi rolin e grave në biznes, inovacion dhe digjitalizim, si dhe për mundësitë dhe sfidat që përballen. Nga panele të ndryshme deri tek vizitat në biznese dhe takime të personalizuara, Samiti premton të sjellë risitë dhe nismat e reja për një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë. Ne kemi zhvilluar një intervistë me nënkryetaren e Dhomës së Diasporës, Elisabeta Katiaj.

Kur do të organizohet ky samit?

Samiti i pestë i Gruas së Diasporës Shqiptare do të mbahet më 11 tetor në Tiranë në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy ditë. Ky format ka marrë një formë, e cila është kthyer tashmë në traditë. Në ditën e parë Samiti organizohet në tre panele dhe në B2B. Gjatë ditës së dytë, vijon me vizita nëpër biznese anëtare sipas interesit dhe takime të cilat organizohen paraprakisht nga sekretaria për zonjat që vijnë nga Diaspora.

Kush pritet të marrë pjesë nga Shqipëria dhe diaspora?

Pjesëmarrësit pritet të përfshijnë figura të rëndësishme nga diaspora shqiptare dhe liderë të fushave të ndryshme në Shqipëri, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë, aktiviste të të drejtave të grave, sipërmarrëse dhe profesioniste të suksesshme nga sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, gra të suksesshme shqiptare që jetojnë jashtë vendit do të jenë pjesë e samitit.

Cilat do të jenë temat dhe çështjet kryesore që samiti do të trajtojë?

Tema e këtij Samiti është “Leading the Way to the Europian Union” dhe trajtohet në tre panele me nëntemat:

UDHËZIMI I BIZNESVE DREJT INTEGRIMIT NË TREGUN EVROPIAN (Paneli I)

Ky panel diskutimi synon të nxjerrë në pah rolin e grave sipërmarrëse të diasporës për integrim dhe ndërkombëtarizim të suksesshëm të bizneseve shqiptare në tregun e Bashkimit Evropian.

GRATË NË INOVACION DHE DIGJITALIZIM (Paneli II)

Paneli i dytë do të eksplorojë rolin e grave në inovacion dhe digjitalizim dhe strategji për të avancuar pozitën e tyre në ekonominë digjitale në Shqipëri.

Forcimi i Dialogut Publik – Privat, Angazhimi i Gruas së Diasporës për Integrim në Bashkimin Evropian (Paneli III)

Ky panel do të diskutojë angazhimet dhe synimet e konkluduara në mbyllje të samitit V, për përmirësimin e dialogut midis sektorit publik dhe atij privat, me fokus në rolin e grave të diasporës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Çfarë risish pritet nga ky samit?

Risitë mund të përfshijnë nisma të reja për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë, projekte të reja për mbështetjen e grave në biznes dhe të drejtat e tyre, si dhe platforma për krijimin e rrjeteve më të gjera mes grave shqiptare anembanë botës. Surprizat ia lëmë Samitit.

Ajo çka është e veçanta e këtij formati, është se çdo vit ai nuk përfundon me përfundimin e këtyre dy ditëve, por gëzon një angazhim tepër serioz para dhe pas eventit. Studimi dhe analiza teknike mbi nëntemat e përcaktuara si dhe trajtimi i agjendës që rrjedh nga konkluzionet dhe rekomandimet, janë angazhimi i grupit të punës që krijohet në vijim për të realizuar detyrat dhe për t’i ofruar kësaj platforme vërtetësinë e kontributit real dhe të matshëm për vendin.

Si e shikoni mundësinë dhe hapësirën e diasporës në Shqipëri? A shihni interesa konkrete për investim nga ana e tyre dhe a ka ndonjë ndryshim ritmi?

Interesi, fakti, nevoja, dobia apo hapësira për shfrytëzim e diasporës shiptare në ekonominë e vendit është e pastudiuar, në mungesë të një regjistrimi që ofron edhe rrugët e identifikimit sipas kategorisë dhe më gjerë. Si Dhomë ne kemi marrë hapat e para prej një viti, detyrë e lindur nga samiti i kaluar për krijimin e platformës së databazes, www.addw.al është platforma e regjistrimit të antarëve të dhomës.

Sot numërojmë rreth 1.500 anëtarë nga Diaspora shqiptare, të cilët i janë afruar dhomës për t’u mbështetur në kanalin informativ për thirrje për tendera, grante, njoftime të deidkuara dhe shërbime të startup-eve dhe deri në trajtim të kërkesave personale. Edhe Dhoma po ndjek hapat e profilizimit të saj në shërbimet e ndërkombëtarizimit, standartizimit të SME-ve falë mbështetësit kryesor GIZ dhe CIPE.

Mundësitë dhe hapësirat jetohen në të përditshmen tonë, pasi sot në Shqipëri, nën profilin e sipërmarrësit, profesionistit të lirë, drejtuesit etj. janë të shumtë ata që kanë jetuar jashtë, kanë studiuar jashtë, dhe sot janë kthyer dhe ushtrojnë karrierën e tyre në sektorin publik, apo privat. Inovacioni në vendin tonë është sjellë pikërisht nga të kthyerit dhe investimet bashkëkohore të standardit evropian që ka hapur edhe tregjet vijnë pikërisht nga diaspora shqiptare ose/dhe nëpërmjet ndërmjetësimit të tyre të drejtpërdrejtë.

Lexo edhe: Zhvillohet Samiti Rinor i B40

Interesi i vendit gjithashtu për diasporën në Shqipëri po rritet, duke parë peshën e madhe që investimet e tyre dhe remitancat zënë për vendin tonë. Ritmi i investimeve po ndryshon, me një fokus më të madh në projekte të qëndrueshme dhe bashkëpunime afatgjata.

Cilat janë pengesat kryesore për diasporën, ose me saktë, çfarë kërkojnë ata nga ne kur flitet për mundësinë e investimit?

Pengesat kryesore për investitorët e diasporës përfshijnë burokracinë, mungesën e transparencës dhe infrastrukturën ligjore. Ata kërkojnë një mjedis më të qëndrueshëm biznesi, lehtësira fiskale, dhe siguri ligjore për investimet e tyre.

Lidhur me votën e diasporës (do të artikullohet diçka?)

Çështja e votës së diasporës është një temë e rëndësishme dhe pritet të diskutohet në kontekstin e angazhimit më të madh politik dhe civil të diasporës në vend. Do të ketë diskutime edhe në Samit rreth avancimit të këtij procesi dhe krijimit të mekanizmave më të lehta për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Cilat janë sfidat e grave të diasporës dhe çfarë mund të bëhet për të fuqizuar ato?

Sfidat përfshijnë mungesën e përfaqësimit në struktura vendimmarrëse, barrierat kulturore dhe sociale, dhe mungesa e rrjeteve mbështetëse. Fuqizimi i tyre mund të arrihet përmes programeve trajnimi, rrjeteve të mentorimit dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe social. Angazhimi në investime në vendet e origjinës, kërkon politika të dedikuara trajtimi qoftë edhe me avantazhe fiskale apo të ofrimit të granteve të drejtpërdrejta për fazën Start-up. Gjithashtu një ndër idetë që ne po nxisim, por që kërkon mbështetje financiare, është partneriteti midis Zonjave me qëllim edhe përgatitjen për eksport dhe realizmin e kontratave ndërkombëtare nëpërmjet këtij partneriteti.

Cilat do të jenë objektivat e dhomës së diasporës në 2-3 vitet e ardhshme?

Objektivat kryesore të Dhomës së Diasporës do të përfshijnë fuqizimin e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe diasporës, krijimin e mundësive për investime të qëndrueshme, dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në WorldWide AWARDS, Samiti i Gruas së Diasporës Shqiptare, si dhe Konferencat Ekonomike “Me zemër dhe Mendje nga Shqipëria”, që organizohen në minimalisht 2 shtete të bashkëpunimit strategjik me prezencë më të madhe të diasporës shqitpare, do të vijojnë duke rritur, jo vetëm performancën si aktivitetete, por edhe duke ofruar produkte dhe projekte të reja.

Gjithashtu një grup ekspertësh gra po kualifikohen për të standartizuar dhe kualifikuar shërbimin “Eksport Readiness” për SME-të, duke asistuar në rritjen dhe zhvillimin e partneritetit të biznesit veçanërisht të gruas dhe të të rinjve. Kjo falë ekspertizës dhe kontributit edhe të mbështetjes së GIZ, ENPACT dhe CIPE.

Advokimi dhe kontributi në përmirësim të klimës së të bërit biznes do të vijojë në formë angazhimi të drejtpërdrejtë në Këshillin e Investimeve, por edhe në Komisionet e KEK, gjithashtu edhe nëpërmjet projekteve.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0