Samiti Global i Sipërmarrjes 2019, një mundësi për të zhvilluar më tej sipërmarrjen tuaj - Business Magazine Albania

Samiti Global i Sipërmarrjes 2019, një mundësi për të zhvilluar më tej sipërmarrjen tuaj


Je sipërmarrës? Ke ngritur kompaninë tënde, ke shpenzuar kohë, para dhe energji për ta kthyer ëndrrën në realitet? Tani ka ardhur koha ta çosh në një tjetër nivel. Bëhu pjesë e Samitit Botëror të Sipërmarrjes 2019 në Hollandë.

Samiti Global i Sipërmarrjes 2019 do të mbledhë disa nga sipërmarrësit më frymëzues në botë që kanë bërë inovacion në fushën e Bujqësisë, Lidhshmërisë, Energjisë, Shëndetësisë dhe Ujit. GES 2019 ofron një fazë të pashembullt për scaleup-et dhe një shans për të shfaqur sipërmarrjet tuaja para një grupi të përzgjedhur investitorësh, themeluesish, financuesish, ekspertësh dhe krijuesish të politikave.

Përgatituni për t’u bërë pjesë me sipërmarrjen tuaj dhe ofroni prespektiva të reja mbi zgjidhjet e teknologjisë për sfidat globale si mundësi të pashfrytëzuara të biznesit.

Njoftimi i përzgjedhjes për t’u bashkuar do të bëhet deri më datë 1 Prill 2019. Konfirmimi i pjesëmarrjes nga të ftuarit duhet të bëhet deri më 15 Prill 2019.

Ju nuk keni nevojë të paguani një tarifë për të marrë pjesë në konferencën GES 2019. Përveç kësaj, akomodimi juaj do të mbulohet nga organizatorët e GES. Ju duhet të paguani vetëm për transportin tuaj.

Afati i fundit i aplikimeve: 22 Mars 2019

Aplikoni tani në linkun: https://www.ges2019nl.nl/application

Për më shumë informacion në lidhje me pyetjet që mund të keni klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0