Këshilli i Investimeve (KI) në bashkëpunim edhe me rrjetin e Innovation Investment Fund (INNVEST sjellin një pyetësor të përgatitur nga Sekretariati i KI: “Sa jemi gati të përqafojmë Inovacionin -Sfidat kryesore” drejtuar SME-ve dhe Korporatave në Shqipëri.
Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Investimeve do të diskutojë dhe prioritizojë rekomandime në lidhje me “Inovacionin në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë dixhitale”. Më specifikisht- objekti i punës lidhet me pyetjen – A janë subjektet gati për inovacionin? A ka një potential më të madh në disa sektorë? Në fokus të diskutimit do të jenë edhe problematika nga këndvështrimi i kompanive si p.sh.:
-Si e organizojnë kompanitë inovacionin? A kanë një vizion afatgjatë, prioritizim buxheti, si veprojnë nëse nuk ecën projekti, llojet e teknologjive digjitale apo praktikave që përdoren (të dhënat analitike, inteligjenca artificiale, blockchain, outcource për detyra të njëjta(repetitive task) etj. si edhe mbështetja nga ekosistemi.
Në diskutimet e mëtejshme në vazhdën e rezultatave të observimit pritet të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me tre shtylla kryesore:
Lexo: Skena për Teknologjitë Fituese të Çmimit të Inovacionit në CES 2021 nga Ekosistemi Samsung
(1) Inovacioni dhe mirëfunksionimi i ekosistemit (qeveri-biznese-universitete) në mënyrë që bizneset shqiptare të absorbojnë potencialet që ofron inovacioni;
(2) Sfidat e përgatitjes së sipërmarrjes shqiptare në përballje me kërkesën për inovacion apo pamundësia për të krijuar inovacion;
(3) Ndërveprimi dhe mbështetja nëpërmjet instrumentave të ndryshëm, apo edhe donatorëve drejt inovacionit të sipërmarrjes.
Një fokus të veçantë do të kenë edhe sektorët e ekonomisë ku inovacioni tashmë ka sjellë ose mund të sillte një impuls të ri zhvillimi me synimin që bizneset shqiptare (veçanërisht SME-të) të mos mbeten vetëm konsumatore, por edhe prodhues të ekonomisë digjitale.
Linku më poshtë është një pyetësor i përgatitur nga Sekretariati i KI, ku përmblidhen çështjet e trajtuara më sipër. Jeni të mirëpritur ta plotësoni deri me 1 Mars 2021.
https://forms.gle/jsavzSstBAWYeJBi6
Gjithashtu, në përputhje me sa më lart, vlerësohet përcjellja e çdo informacioni në lidhje me sfidat e investimeve si biznes apo edhe universitet në lidhje me aksesin në inovacion në Shqipëri, si edhe përcjelljen e rekomandimeve të mundshme në lidhje me nxitjen e inovacionit në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto