Rutina e mbrëmjes së Richard Branson

Rutina e mbrëmjes së Richard Branson


Edhe pse njihem si njeri i paparashikueshëm, sepse jam gjithmonë gati për aventura dhe me pëlqen një rrezik i llogaritur, unë kam një rutinë mëngjesi dhe darke. Organizimi më ndihmon të nis dhe mbaroj ditën i fokusuar dhe të arrij gjërat që dëshiroj. Kjo është rutina ime e mbrëmjes, të cilën dua ta ndaj me ju.

Kur jam duke udhëtuar nëpër botë për të vizituar bizneset tona Virgin, së bashku më gruan time dhe miq të ftuar, unë gjithmonë e mbyll ditën me një darkë të denjë.

Tavolina e darkës është vendi i duhur për diskutime dhe të qeshura pafund. Nuk e di se sa shumë ide janë diskutuar në tavolinën e darkës në ishullin Necker, disa prej të cilave tani po e drejtojnë Virgin të ecë përpara.

rutina-mbremjes-se-richard-branson-businessmag

Kur unë udhëtoj, më pëlqen të ftoj për darkë njerëz të fushës së biznesit dhe njerëz që e duan ndryshimin, në mënyrë që të mësoj më shumë rreth mjedisit kulturor dhe social të vendeve ku Virgin operon. Është shumë e rëndësishme për mua si drejtues biznesi të vendos gishtin atje ku duhet dhe të di për çfarë po flas.

Pas darkës, më pëlqen të zhvendosem në një vend të qetë me një filxhan çaj dhe të shkruaj ndonjë email të shpejtë apo të futem në rrjetet sociale. Kur e mbyll ditën duke lexuar feedbackun e njerëzve në Facebook, Twitter dhe Instagram ndihem i përulur. Por unë sigurohem të largohem nga bota dixhitale përpara se të fle gjumë, në mënyrë që truri im të freskohet.

rutina-mbremjes-se-richard-branson-businessmagNëse kam më shumë kohë, unë lexoj ose shoh ndonjë dokumentar, për t’u relaksuar dhe për të shlodhur trurin për një gjumë më të mirë. Dritat fiken në orën 11. Zakonisht më nevojiten pesë deri në gjashtë orë për të qenë sa më produktiv.

/Virgin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0