Rruga drejt Realitetit Artificial, risitë teknologjike në të ardhmen falë 5G - Business Magazine Albania

Rruga drejt Realitetit Artificial, risitë teknologjike në të ardhmen falë 5G

risitë teknologjike

“5G do të zëvendësojë Realitetin Artificial, i cili do të gjallërojë 5G”, kështu njoftoi Shefi i Zyrës së Marketingut të Rrjetit të Transportuesve të Grupit të Biznesit të Huawei, Bob Cai gjatë fjalës së tij në Samitin e Huawei për një Botë më të mirë me 5G dhe Realitet Artificial (AR).

Cai mbajti një fjalim me temë “5G+AR, kthimi i ëndrrave në realitet” gjatë këtij aktiviteti, ku  gjithashtu njoftoi publikimin e Librit të Bardhë mbi Vizionin e Realitetit Artificial dhe Aplikimit në Praktikë.

Kjo risi ofron njohuri në industrinë e AR në lidhje me pajisjet, aplikacionet dhe rrjetet. Ai i bëri thirrje të gjithë industrisë që të punojnë së bashku për një ekosistem të pasur 5G dhe AR.

Realiteti Artificial krijon një hapësirë të re

Të dhënat e Huawei dhe të palëve të treta parashikojnë që vlera e tregut të Realitetit Artificial do të arrijë në 300 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

“AR fillimisht do të arrijë të përshtatet në pesë industritë kryesore, siç janë: edukimi, rrjetet sociale, blerjet, udhëtimi dhe lundrimi, si dhe lojërat“, tha Cai. “Realiteti Artificial mund të mundësojë vërtetë bashkimin e botës fizike dhe asaj dixhitale, duke i bërë ëndrrat realitet.”

Realiteti Artificial e bën komunikimin më efikas

Gjatë aktivitetit, Cai ndau raste studimore të Huawei ku është përdorur Realiteti Artificial. Për shkak të pandemisë, klientët në gjithë botën e kanë të pamundur të vizitojnë fizikisht Huawein, kështu që kompania ka përdorur Realitetin Artificial për të demonstruar produktet dhe zgjidhjet e saj kryesore nëpërmjet internetit, duke e bërë komunikimin më efikas.

Huawei gjithashtu përdor AR për të arritur një shpërndarje më të shpejtë të stacioneve bazë të 5G, duke e rritur kështu më shumë efikasitetin e shpërndarjes.

Huawei thjeshton Realitetin Artificial

Në aktivitetin e zhvilluar, Cai demonstroi se si Huawei “prodhon” Realitet Artificial. Air Photo i Huawei përdor algoritme unike për të shndërruar një foto 2D në një model dixhital 3D, duke thjeshtuar dukshëm modelimin e formës AR 3D.

Cai gjithashtu prezantoi mekanizmin AR (AR Engine) të Huaweit, platforma e zhvillimit të Realitetit Artificial të  kompanisë e orientuar drejt pajisjeve celulare. Me AR Engine, zhvilluesve do t’u duhet të shkruajnë vetëm 10 rreshta kod për të krijuar efekte të Realitetit Artificial, duke rritur jashtëzakonisht shumë efikasitetin e zhvillimit të këtyre aplikacioneve.

E gjithë industria duhet të bashkëpunojë për të krijuar një ekosistem 5G+AR

Shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të përfaqësuara nga AR mund të përshtaten potencionalisht në një gamë të gjerë të industrive, përfshirë këtu edhe atë të prodhimit industrial, tregtisë elektronike, pasurive të paluajtshme, dekorit të shtëpive, kulturës, sportit, turizmit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit.

Aplikacionet AR janë kthyer në një mekanizëm kryesor për transformimin dixhital dhe do të ndryshojnë thellësisht metodat e prodhimit dhe mënyrën e jetesës.

Në përfundim të fjalë së tij, Cai tha se “Nëse do të ecësh shpejt, ec vetëm. Nëse do të shkosh larg, ec bashkë me të tjerët. Zhvillimi i Realitetit Artificial kërkon që e gjithë industria të punojë bashkë dhe të krijojë një zinxhir të pasur me vlera për 5G+AR. Realiteti Artificial dhe 5G po kombinohen në momentin e duhur.”

Shkarkoni Librin e Bardhë për Vizionin e Realitetit Artificial dhe Aplikimi në Praktikë në linkun e mëposhtëm:

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0