Rritja e çmimeve vijon të “fryjë” vlerat e tregtisë së jashtme - Business Magazine Albania

Rritja e çmimeve vijon të “fryjë” vlerat e tregtisë së jashtme

Gjatë majit më pak mallra hynë në vend, por ato u blenë dy apo trefish më shtrenjtë. Realiteti pas shifrave tregon se sasia e lëndëve të hyra në vend është më e ulët se një vit më parë, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për eksportet, duke treguar impaktin që po sjell kriza e çmimeve.

Në vlera eksportet janë rritur me 36,8 % ndërsa importet me 28,6 %, ndërsa në të njëjtën kohë është rritur edhe deficiti tregtar.

Grupet që kanë ndihmuar vendin tonë të mbajë ritmin e lartë të eksporteve janë materialet e ndërtimit dhe metalet, mineralet, lëndë djegëset, energjia elektrike si dhe tekstilet.

Sa i përket importeve në vendin tonë kanë hyrë më të shtrenjta lëndët djegëse, makineritë, pjesët e këmbimit dhe ushqimet.

Me vendet e luftës Shqipëria vijon tregtinë edhe pse me ritme dyfish më të ulëta se një vit më parë. Me Rusinë kemi ulur tërësisht varësinë energjetike, por kemi marrë dyfish më shumë materiale ndërtimi dhe metale.

Ndërkohë drejt Ukrainës kemi dërguar 25 milionë lekë ushqime, ndërsa kemi vijuar të marrim produkte ushqimore, por me çmime stratosferik. Nëse vitin e kaluar morëm 5 mijë e 300 ton ushqime për 224 milion lekë, për 900 ton këtë vit paguam 260 milionë lekë, pra pesë-fish më shtrenjtë. Rritja erdhi për shkak të importit të vajit për gatim.

Sa i përket tregtisë me vendet e rajonit vijojmë të rrisim volumin  me Serbinë, por kemi thelluar deficitin tregtar nga rreth 91 milionë lekë një vit më parë në 814 milionë lekë. Me Bosnjën kemi ulur deficitin tregtar, por e kemi rritur me Malin e Zi.

Me Maqedoninë e Veriut me të cilën kemi pasur suficit tregtar tashëm situata ka kthyer duke krijuar 400 milionë lekë deficit. Shkak është bërë importi i lartë i mineraleve dhe lëndëve djegëse.

Me Kosovën kemi ulur sasinë e produkteve që dërgojmë, por kemi rritur të atyre që marrim. Eksportet drejt Kosovës janë sa 90% i totalit të pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me vendet e BE, që mbeten partnerët tanë tradicionalë në tregti, Gjermania dhe Italia kanë bërë diferencën duke rritur në mënyrë të ndjeshme volumin tregtar gati në dyfishim, si në importe dhe në eksporte.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0