Rritet vëmendja për pensionet private. Zhvillohet në Tiranë Forumi Global për Pensionet Private - Business Magazine Albania

Rritet vëmendja për pensionet private. Zhvillohet në Tiranë Forumi Global për Pensionet Private


Prej dy ditësh po zhvillohet në Tiranë Forumi Global për Pensionet Private “Zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve”. I organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve, (IOPS) dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ky është forumi më i madh i tregjet financiare zhvilluar në Shqipëri.

Ervin Koçi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tha se, “ne kemi një projekt ambicioz për zhvillimin e tregut të kapitaleve, specifikisht edhe për tregun e pensioneve. Si objektiv të përbashkët synojmë të kalojmë nga një treg modest i pensioneve private në një treg të konsoliduar nën një mbikëqyrje të kujdesshme në funksion të rritjes së mirëqënies dhe zhvillimit të tregut, duke e kthyer atë në një aset për ekonominë”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se zhvillimi i tregut të pensioneve private ndihmon në rritjen e mirëqënies për qytetarët dhe në largimin e presionit nga skema shtetërore e pensioneve.

Pensionet janë një temë e rëndësishme për Shqipërinë dhe të të gjithë Europën, e cila po përballet me një shkallë të lartë të plakjes së popullsisë.

Temat kryesore të forumit lidhen me: Reformat e pensioneve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore 20 vitet e fundit; Zhvillimi i qëndrueshëm për fondet e pensioneve: çështje të politikave rregullatore dhe mbikëqyrëse; Hartim i mirë i planeve të pensioneve me kontribut të përcaktuar: Udhëzuesi i OECD; Mënyra për të ndërtuar dhe mbikëqyrur marrëveshjet e pensioneve të mbështetura nga punëdhënësi; Fondet e pensioneve dhe ndërthurja me tregun e kapitaleve.

Aktivitete të këtyre përmasave përveç shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të tregjeve financiare shërbejnë më së miri për të promovuar Shqipërinë në Botë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0