Rritet transaksionet online, por janë më pak se një e katërta e të gjitha transaksioneve - Business Magazine Albania

Rritet transaksionet online, por janë më pak se një e katërta e të gjitha transaksioneve


Transaksionet përmes sistemit POS, Jo Cash zënë rreth 21% të totalit të të gjitha pagesave. Të dhënat vijnë nga raporti i periudhës janar-shtator 2019 të Bankës së Shqipërisë.

Në një treg të pazhvilluar si ky i transaksioneve online, ritmi i rritjes ka qenë i lartë (Katërfishim i peshës së transaksioneve në dhjetë vitet e fundit, në totalin e tyre, por niveli mbetet ende i ulët krahasuar me shumë vende të tjera Europiane, përfshirë këtu edhe vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të raportit, kartat bankare në vendin tonë përdoren më së shumti për shërbime bazë, si tërheqja e parave Cash nga ATM-të. Kjo praktikë po i lë gjithnjë e më shumë vend trendit të ri të pagesave me kartë në POS.

E-commerce është prezantuar vitet e fundit si një shërbim opsional, por, pavarësisht interesit të përdorimit, ofrimi i këtij shërbimi është ende i kufizuar. Aktualisht shërbimi ofrohet vetëm nga një e katërta e bankave që operojnë në treg.

Transaksionet cash vijojnë të mbeten burim shqetësimi për institucionet financiare dhe publike. Krahas nivelit të lartë të informalitetit që pasqyron, paraja cash ka një kosto të lartë të menaxhimit. Pas saj vjen kostoja e transaksioneve të vogla. Të dyja këto së bashku shkojnë në gati 50 miliardë lekë në vit.

BSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0