Rritet kërkesa e investitorëve të huaj për prona në bregdetin shqiptar - Business Magazine Albania

Rritet kërkesa e investitorëve të huaj për prona në bregdetin shqiptar

Vlora Marina

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është sektori që përveçse po luan rolin kryesor në ekonominë e vendit, rezulton gjithashtu prej më shumë se një dekade sektori ku fokusohet përqindja më e lartë e investimeve. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë dëshmojnë se vitin e kaluar vetëm biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare. 

Vendin e parë me numrin më të lartë të investimeve e zë tregu i pasurive të paluajtshme me një shifër prej 222 milion euro investim, duke u ndjekur nga industria nxjerrëse me 200 milion investime dhe në vend të tretë aktivitetet financiare, ku janë investuar 166 milion euro.Vëmendja e investuesve të huaj është përqëndruar kryesisht në bregdetin shqiptar, ku qyteti i Vlorës dhe gjithë Riviera shqiptare konsiderohet si një prej zonave më të preferuara për të investuar në blerjen e një prone.

Një peshë të rëndësishme në këtë zgjedhje ka zhvillimi potencial i zonës, rritja prej 118% e vlerës së pronës në bregdet, numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe padyshim realizimi i projekteve gjithnjë e më ambicioze që po e orientojnë komunitetin drejt një jetese premium, përmes një stili unik që kombinon elegancën me komoditetin.

Një filozofi të tillë jetese e shohim edhe tek Vlora Marina, një projekt urban miks që po merr jetë në qendër të qytetit të Vlorës. Projekti përfshin ndërtimin e të parës marinë të klasit botëror në Shqipëri, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, që do të menaxhohet nga D-Marin, rrjeti ndërkombëtar i menaxhimit të marinave në të gjithë Medheun dhe Lindjen e Mesme. 

Pjesë e projektit është gjithashtu një rezidencë me mbi 800 apartamente buzë detit, hoteli me 5 yje Vlora Marriott Hotel, që vjen nën markën prestigjoze Marriott International, lider në shërbime premium dhe mikpritje.  Për herë të parë në Shqipëri vjen gjithashtu koncepti i rezidencave të branduara Marriott, që sjell komoditetin e hotelit me 5 yje në ambientin e shtëpisë. 

Përtej gjithë shërbimeve premium, ajo çfarë i josh edhe më shumë investitorët në këtë projekt është kthimi i sigurt i investimit përmes programeve specifike të menaxhuara nga ekipe profesionistësh dhe lehtësirat në financim.

Një prej tyre është Programi i qiradhënies. Përmes këtij programi kushdo që është pronar i një apartamenti mund ta shfrytëzojë pronën për të gjeneruar të ardhura. Programi menaxhohet plotësisht nga një ekip i përshkushtuar përmes dakordësimit të një marrëveshjeje menaxhimi. 

Timeshare është një tjetër program unik i pronësisë që ofron ekskluzivisht Vlora Marina. Falë tij, të gjithë ata që zotërojnë një apartament kanë mundësi të pafundme për pushime, pa angazhimin financiar dhe stresin e blerjes së një residence të dytë.

Financimi i pronës nga ana tjetër është një lehtësi që po i ofron gjithnjë e më shumë individët drejt investimit në këtë projekt. Falë bashkëpunimit me banka të ndryshme në Shqipëri, Vlora Marina ofron mundësi financimi pa kolateral si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët. Trajtimi i klientëve të huaj me të njëjtat lehtësira si klientët resident ka qenë një tjetër faktor që ka rritur edhe më shumë interesin e investitorëve të huaj për të blerë një pronë në bregdetin shqiptar. Një tjetër lehtësi është taksa thuajse zero për këdo që investon në blerjen e një prone të dytë. 

Në kushte të tilla, sipas ekspertëve, edhe këtë vit sektori i pasurive të paluajtshme pritet të jetë në krye të listës sa i takon investimeve. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një vend me turizëm në të katërta stinët dhe kjo shihet qartë nga fluksi i lartë i turistëve që në fillim të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, nëtëqëndrimet e turistëve të huaj u rritën me 65% gjatë 3 mujorit të pare të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dëshmon se Shqipëria ka hyrë tashmë në stadin e turizmit gjithëvjetor.

Ky artikull u publika më parë në numrin 35 të revistës businessmag.al.

Ju mund të abonoheni këtu dhe të shkarkoni revistën online 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0