Rriten bizneset e emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut, Italia shumë më mikpritëse sesa Shqipëria - Business Magazine Albania

Rriten bizneset e emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut, Italia shumë më mikpritëse sesa Shqipëria


Janë rreth 450 mijë emigrantët shqiptarë, që jetojnë në Itali, të cilët kanë hapur rreth 31 mijë biznese në shtetin përtej Adriatikut, sipas të dhënave zyrtare nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë, kryesisht në tregti dhe ndërtim.

Një shifër e lartë kjo, po të kemi parasysh se në Shqipëri, nga Regjistri i Ndërmarrjeve 2016 të INSTAT, numëroheshin rreth 123’378 njësi ekonomike, duke përjashtuar NIPT-et e fermerëve.

Pra, numri i ndërmarrjeve që shqiptarët kanë hapur në Itali është sa një e katërta e totalit të bizneseve që janë hapur në Shqipëri. Nisur nga të dhënat e popullsisë dhe numrit të sipërmarrjeve, rezulton se Italia ka qenë shumë më mikpritëse për bizneset me pronësi emigrantë shqiptarë, sesa Shqipëria është për vetë shqiptarët.

Në Itali, rezulton se janë hapur 70 ndërmarrje për 1000 banorë (emigrantë shqiptarë), ndërsa në Shqipëri ky tregues është 43 ndërmarrje për 1000 banorë.

Sipas të dhënave nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë, në total numri i sipërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët shkon në 31,329 njësi ekonomike, rreth 5% e totalit të njësive të hapura nga të huajt në Itali apo 25% e totalit të ndërmarrjeve të çelura në Shqipëri. Renditemi të katërt nga komunitetet që jetojnë në Itali për nga numri i sipërmarrjeve të themeluara atje, ndërkohë që shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh në vend, pas atij rumun, me 450 mijë shqiptarë.

Në të kundërt, sipërmarrjet italiane në Shqipëri janë shumë më të pakta. Numri i bizneseve të themeluara nga shtetasit e huaj në Shqipëri sipas regjistrit të ndërmarrjeve është 5,637 njësi ekonomike. Sipas INSTAT, në total, në fund të vitit 2016 në Shqipëri kishte 2661 sipërmarrje italiane, që përbënin 47% të ndërmarrjeve të huaja në vend. 67% e subjekteve italiane janë në fushën e shërbimeve.

 

Sipërmarrjet e huaja në Itali

Sipërmarrjen me shtetas të huaj po rritet me një ritëm të shpejtë krahasuar me ndërmarrjet e sipërmarrësit vendas. Në përgjithësi, sipërmarrësit e huajnë po operojnë në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë, shkruan IlSole. Tashmë bizneset e huaja përfaqësojnë 9.5% të totali të sipërmarrjeve në Itali. Të dhënat kanë dalë nga anketat e kryera prej Bashkimit të Dhomave Tregtare dhe të Dhomës së Tregtisë.

Në total numri i sipërmarrjeve të themeluara nga shtetas të huaj shkon në 575 mijë. Në tremujorin e parë të këtij viti numri i tyre u rrit me 3.674 njësi ekonomike. Në të njëjtën periudhë, sipërmarrjet e themeluara nga italianët janë 19,759 njësi.

Provincat që kanë njohur rritjen më të madhe të sipërmarrjeve të çelura nga të huajt janë Roma, Napoli dhe Milano.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0