Rreth 4,000 punonjës të kompanisë amerikane WeWork, janë pushuar nga puna

Rreth 4,000 punonjës të kompanisë amerikane WeWork, janë pushuar nga puna


Disa muaj më parë, këta punonjës të zgjuar, ambiciozë po punonin për një kompani që cilësohej si një ndër startup-et më të mira në botë, duke e parashikuar veten si pjesë e një transformimi masiv të punës në shekullin XXI.

Pastaj, për shkak të vendimeve të marra nga menaxhmenti dhe mbivlerësimit të tepërt nga investitorët, ata papritmas mbetën të papunë. Imagjinoni bisedat që do të zhvillojnë këtë javë me familjen dhe miqtë e tyre.

Kjo është një histori e zymtë që asnjë themelues biznesi nuk duhet ta harrojë. Kompania WeWork promovoi një kulturë të punës shumë kreative, autonome, por Neumann dhe ekipi i tij ekzekutiv i zgjedhur nuk u kujdesën sa duhet për ekipin e tyre. Ata ofruan shumë gjëra interesante, madje organizuan edhe një kamp veror! Por ata nuk ofruan gjërat më të rëndësishme: ndershmërinë, empatinë dhe kujdesin. Ata harruan se punonjësit e tyre janë gjëja më thelbësore për suksesin e kompanisë.

Gjithsesi, krijoni një kulturë argëtuese, nëse kjo ju përshtatet juve dhe biznesit tuaj, por kurrë mos harroni se punonjësit tuaj e përshtasin jetën e tyre rreth kompanisë tuaj. Në rastin e WeWork, ishin 12.500 njerëz që mbështeteshin në këtë kompani për të mbajtur veten dhe familjet e tyre.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0