Rregulli i artë i inovacionit…bëjini njerëzit pjesë të udhëtimit dhe festoni me ta! - Business Magazine Albania

Rregulli i artë i inovacionit…bëjini njerëzit pjesë të udhëtimit dhe festoni me ta!

Anila Hoxha, Raiffeisen Bank

Innovation Open Day ishte eventi më i fundit, i organizuar për të mbledhur dhe festuar arritjen e një produkti të ri, për herë të parë në tregun shqiptar, që është portofoli digjital RaiPay. Së bashku me ekipin kryesor të Cards Tribe, shumë kolegë dhe menaxherë ishin pjesë e këtij eventi të thjeshtë, por domethënës. Ne besojmë fuqishëm në bashkëpunimin si një faktor kyç suksesi dhe se inovacioni nuk mund të arrihet kurrë vetëm, por me njerëz që besojnë në të dhe që besojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është një mënyrë për t’i bërë ata pjesë të rrugëtimit të inovacionit, duke i ftuar dhe angazhuar në mënyra të ndryshme.

Nuk është e lehtë t’i bësh gjërat të ndodhin, proçesi nga ideja tek zbatimi është e vështirë është si një maratonë në vetvete, ku lufton, por vazhdon të vraposh sepse fundi është i paçmuar. Mënyra se si ekipet tona festojnë suksesin pas përballjes dhe pranimit të dështimit, gjatë proçesit, është kuptimi i punës dhe angazhimit. Innovation Open Day është thjesht një ditë normale pune, por me fokusin tek inovatorët dhe tek ata që i bëjnë gjërat të ndodhin realisht si dhe reagimet e kolegëve, veçanërisht ata që janë të parët që provojnë dhe përdorin produkte inovative, është vërtet një nga të mirat.

Kur e gjithë puna dhe përkushtimi sjellin vlerë, atëherë ju mund të thoni DONE dhe të gjeni mënyra të reja për të përshkallëzuar zgjidhjen.

Innovacion të mbarë!

Për më tepër vizitoni: Raiffeisen.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0