Roboti i ardhshëm humanoid i Teslës, Optimus vazhdon zhvillimin prapa skenave dhe një video e re zbulon përparimin e tij.
Optimus u pa për herë të fundit gjatë Ditës së AI të Tesla në tetor të vitit të kaluar, ndërsa videoja e re është dëshmi e përparimit të rëndësishëm të robotit gjatë tetë muajve të fundit.
Megjithëse ende mbetet prapa disa robotëve të zhvilluar nga kompani si Boston Dynamics, Optimus mund të ecë ngadalë dhe të kryejë detyra të thjeshta.
Inxhinieri i Teslës mori sendet dhe i vendosi në kuti dhe Optimus imitoi veprimet e tij me duart e tij humanoide,
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, beson fuqishëm se Optimus ka një të ardhme të shkëlqyer. Ai më parë tha se pjesa më e madhe e vlerës së Teslës në të ardhmen do të bazohet në robot, dhe se ai pret të shesë dukshëm më shumë robotë sesa vetura elektrike.
Musk vlerësoi se kërkesa për robotë mund të jetë midis 10 dhe 20 miliardë njësi, që është më shumë se numri i njerëzve në planet.
Ai pretendon se roboti ka potencialin për të transformuar qytetërimin dhe mund të çojë në “një të ardhme me bollëk ku nuk ka varfëri dhe ku njerëzit mund të kenë gjithçka që duan për sa i përket produkteve dhe shërbimeve”.
Optimus pritet të kushtojë rreth 20,000 dollarë, por ky çmim mund të bjerë pas një periudhe të caktuar prodhimi. Data e lëshimit në treg të robotit nuk është bërë ende e ditur. Youtube
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.