Rivendosja e qëllimeve të kompanisë do ju bëjë më të suksesshëm

Rivendosja e qëllimeve të kompanisë do ju bëjë më të suksesshëm


 Rivendosja e qëllimeve të kompanisë do ju bëjë më të suksesshëm

Vendosni standarde të larta për biznesin tuaj edhe nëse do t’ju duhet të ndryshoni qëllimet.

Si po ju shkojnë planet e Vitit të Ri? Nëse keni filluar t’i shmangeni palestrës apo keni pirë ndonjë gotë gjatë janarit, mos e stresoni veten. Dështimi është pjesë e procesit në tërësi.

Nëse keni bërë llogari të gabuara për të arritur një qëllim, mos u demoralizoni, as mos hiqni dorë. Thjesht përqendrohuni.  Në jetën personale dhe profesionale, nuk ka asnjë problem të rishikoni qëllimet që keni vendosur më herët. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar përsa kohë ju mësoni prej këtij procesi.

Vendosja e qëllimeve për biznesin tuaj mund të jetë e komplikuar. Si do të vendosni një ekuilibër mes qëllimeve që doni të arrini aktualisht dhe qëllimeve që do ju ndihmojnë të ecni përpara në të ardhmen? Si do të rriteni në tregje dhe produkte të reja, ndërkohë që doni të ruani thelbin e biznesit tuaj? Si do t’ja komunikoni këto qëllime njerëzve që janë në gjendje t’ju ndihmojnë për realizimin e tyre? Si do t’ja tregoni njerëzve jashtë biznesit që këto qëllime janë të reëndësishme?

Vendosni standarde të larta. Vendosja e tyre mund t’ju përballë pjesërisht me dështime, por ka mënyra të ndryshme për t’u përballur me të. Rritja që pësoni dhe mësimet që merrni prej dështimeve, janë të paçmueshme. Njohja e  pritshmërive dhe përpjekjeve që është në gjendje të bëjë biznesi juaj dhe rivendosja e një qëllimi të ri,  janë më të rëndësishme sesa tejkalimi i një qëllimi të lartë.

Komunikoni vazhdimisht qëllimet dhe progresin tuaj

Edhe nëse jeni biznes i vogël, ku i gjithë stafi është brenda një zyre, duhet të përpiqeni t’i bëni qëllimet tuaja të dukshme dhe të tregoni vazhdimisht iniciativat tuaja. Nëse anëtarët e ekipit tuaj nuk po ju ndihmojnë të ecni drejt qëllimeve tuaja, mos i mbani këto qëllime për vete. Stafi juaj mund të jetë gati t’ju ofrojë mbështetje dhe kurajo, prandaj flisni me ta.

Në kompanitë e mëdha, çdo skuadër dhe department mund të vendosë qëllime për veten dhe anëtarët e tij, në përputhje me qëllimin e përgjithshëm të kompanisë. Nëse drejtimi i kompanisë duhet të ndryshojë, pritshmëritë e vendosura më herët mund të ndryshojnë. Ju jeni ai që drejtoni anijen, por ekuipazhi duhet t’a dijë kur drejtimi do të marrë rrjedhë tjetër.

“Kabbage” është një kompani, e cila ka 600 punonjës, kontributi i të cilëve është i nevojshëm për suksesin e kompanisë. “Pjesë e punës sime si bashkëthemeluese, është të komunikoj qëllimet tona vjetore dhe të jem transparente lidhur me ecurinë dhe realizimin e këtyre qëllimeve”, thotë Kathryn Petralia, president dhe bashkëthemeluese e Kabbage.

Lexo këtu: 3 trende të rëndësishme për të ardhmen e suksesshme të kompanive

“Ne përmbledhim qëllimet e korporatës dhë progresin tonë në një email të përmuajshëm, të cilin ja dërgojmë të gjithë punonjësve. Më pas, ne rishikojmë performancën tonë mujore në një takim, gjatë të cilit të gjithë mund të bëjnë pyetje”, shton Petralia.

Nëse po rishikoni punën tuaj, mos harroni të ndani qëllimet tuaja të reja me skuadrën. Ju nuk po pranoni dështimin, thjesht po bëni planin e ri për sukses. Komunikimi efektiv për qëllimet e kompanisë, përveç skuadrës drejtuese do i nxisë edhe punonjësit e tjerë të ndjehen sikur po ecin në të njëjtin drejtim.

Kur bëhet fjalë për shpërblime ndaj stafit, mos u mendoni dy herë

Dhjetra libra dhe artikuj shpjegojnë si të motivoni punonjësit tuaj për të realizuar qëllimet e kompanisë. Megjithatë, ka një të vërtetë universale në biznes: Njerëzit punojnë sepse ju i paguani. Nëse ju nuk i paguani, ata nuk do punojnë më.

Unë besoj fort se bonuset dhe format e tjera fitimprurëse janë efektive në realizimin e qëllimeve të kompanisë. “Ne u japim bonuse vjetore punonjësve tanë, bazuar në arritjen e qëllimeve të kompanisë. Pagesa që u japim, është në varësi të progresit tonë”. Nëse jeni pronar i një biznesi të vogël, shpërbleni punonjësit tuaj edhe me gjëra të vogla, është mënyra e duhur për t’i nxitur ata të punojnë për qëllimet e kompanisë.

Mund të rifilloni kur të doni

“Unë nuk kam pasur asnjëherë zili. As kur kam qenë fëmijë, as në dashuri dhe as në biznes. Nëse bën diçka shumë të keqe ose dështon, unë jam i prirur të të nxis të fillosh sërish. Është e njëjta gjë me qëllimet: nuk marrin trajtën e dështimit për sa kohë që ne vazhdojmë të bëjmë progres.Ndonjëherë, kur i biem shkurt gjërave, për mua do të thotë që po ruajmë standard dhe produktivitet të lartë”, shkruan presidentja e Kabbage.

Prandaj mos u hiqni dorë nga arritja e qëllimeve tuaja nëse jeni mbrapa me planin e vitit të ri ose planin 5 vjeçar. Bëni sërish një plan për muajin shkurt, për Marsin dhe nëse është e nevojshme edhe për Majin. Vazhdoni të mbani standard të larta për atë çka ju dhe biznesi juaj kërkon të bëjë. Është e vetmja mënyrë për t’u rritur.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0