3 trende të rëndësishme për të ardhmen e suksesshme të kompanive

3 trende të rëndësishme për të ardhmen e suksesshme të kompanive


Sipas një eksperti të burimeve njerëzore, këto 3 trende “kërkojnë vëmendje dhe veprim të menjëhershëm”, nëse organizata synon të ecë më tej në të ardhmen.Rreziku i automatizimit teknologjik, kriza e sigurisë së të dhënave dhe paqëndrueshmëria ekonomike globale, na bëjnë të mendojmë se puna në të ardhmen do jetë shumë e vështirë. Ne e dimë se përdorimi i teknologjisë po ul ksotot e punës, duke zëvendësuar shumë punonjës, të cilët mbeten papunë.

Për vitin 2020, zv/presidentja e Ultimate Software për menaxhimin e kapitalit njerëzor, Cecile Apler-Leroux, ka identifikuar 3 çështje kryesore që kërkojnë vëmendje dhe veprim.

Talenti i nënvlerësuar tek njerëzit me aftësi të kufizuara dhe punëtorët e vjetër

“Ndërkohë që disa punonjës sforcohen shumë për të përmbushur detyrat, disa të tjerë vuajnë nga papunësia. Në 2020, organizatat duhet të bëjnë një përpjekje të fuqishme për të zbuluar talentin dhe aftësitë e fshehura tek punonjësit aktualë, duke u ofruar atyre mundësi të lulëzojnë në ambjentet e punës”.

Lexo këtu: Trajnimet e punonjësve, mundësi për punësim afatgjatë.

Një ekulibër i vështirë: besimi i punonjësve dhe privatësia e të dhënave

Rregullatori Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe Akti i Kalifornisë për  Mbrojtjen e të Dhënave të Klientit, janë hapat e parë pozitivë lidhur me të dhënat personale, por kriza globale e këtyre të dhënave është ende shumë e ndjeshme.

“Shumë njerëz mendojnë se e kanë humbur kontrollin mbi të dhënat e tyre personale dhe mënyrën sesi ato përdoren në vendin e punës”, thotë Alper-Leroux. “Kjo ndodh sepse kompanitë teknologjike e kanë shkelur besimin e klientëve lidhur me të dhënat e tyre, prandaj ata mendojnë se mund t’u ndodhë e njëjta gjë edhe në vendin e punës”.

Për të fituar besimin e punonjësve, drejtuesit duhet të vendosin një balancë ndërmjet transparencës për të dhënat personale dhe privatësisë së tyre. Është detyrë e burimeve njerëzore t’i bindin punonjësit e tyre se ka sisteme sigurie në vendin e tyre të punës, të cilat shkojnë më së miri.

Ka tri pyetje lidhur me të dhënat personale të punonjësve, për të cilat organizatat duhet të përgjigjen: çfarë të dhënash po grumbullohen, pse janë të nevojshme këto të dhëna dhe kush i kontrollon ato? Punonjësit duhet ta dinë së punëdhënësit e tyre mbledhin informacione për arsye ligjore dhe kanë akses tek këto të dhëna. Duke qenë transparente për të dhënat e punonjësve dhe privatësinë e tyre, organizatat mund të rrisnin besimin e punonjësve, një faktor kyç që ndikon në suksesin e biznesit. Punonjësit që kanë shumë besim tek liderët, kanë dy herë më shumë mundësi të performojnë siç duhet për të rritur të ardhurat e kompanisë dhe për të fituar besimin e klientëve.

Përshtatja e fuqisë punëtore

Drejtuesit thonë vazhdimisht se organizata duhet të përshtatet më shumë, por sipas Alper-Leroux, problemi nuk qëndron tek organizata:

“Në mënyrë që t’u mbijetojmë ndryshimeve të shpeshta teknologjike punonjësit duhet të përshtaten dhe të kenë një reziliencë të menjëhershme.

Disa organizata kanë investuar tek punonjësit për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe kritike si ndërgjegjësimi dhe empatia, por e vërteta është që shumica e liderëve vazhdojnë të zhvillojë aftësitë teknike të punonjësve, të cilat nuk do të jenë më të vlefshme me kalimin e viteve”.

CEO-t fokusohen në zhvillim: çelësi për këtë zhvillim është t’u ofrosh punonjësve mundësinë për të përmirësuar aftësitë e tyre personale.

“Punonjësit thonë se mundësitë e rritjes në karrierë janë një nga faktorët kryesorë që i bëjnë ata të punojnë për punëdhënësit e tyre”, thotë Alper-Leroux.

Ekipet e burimeve njerëzore duhet të gjejnë një mënyrë efektive për të nxitur zhvillimin e aftësive personale të punonjësve, në mënyrë që ata të jenë vazhdimisht të motivuar.

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0