Rikthehet vëmendja tek Venus. 4 misione gjatë viteve të ardhshme - Business Magazine Albania

Rikthehet vëmendja tek Venus. 4 misione gjatë viteve të ardhshme


Shkenca rikthen vëmendjen tek planeti Venus, pasi katër agjenci hapsinore në botë kanë programuar misione në këtë drejtim. Agjencia Hapësinore Indiane (në vitin 2023), NASA, ESA europiane dhe agjencia ruse, Roscosmos.

Në këtë planet janë dërguar deri më sot vetëm 2 sonda hapësinore shumë vite më parë. Pengesë bëhen kushtet shumë të vështira në Venus, si temperatura 470 gradë Celcius, presioni atmosferik 90 herë më i lartë se në Tokë dhe qielli i mbuluar nga re me acid sulfurik.

Por, njëkohësisht edhe arsyet për eksplorim janë të forta. Shkencëtarët mendojnë se Venusi është planet shumë i ngjashëm me Tokën, sa i përket dimensionit, dendësisë dhe karakteristikave kimike.

Studimet tregojnë gjithashtu se ky planet ka qenë i pasur me ujë e oqeane për rreth 3 miliardë vjet dhe më pas diçka ndodhi që e shndërroi. Adriana Ocampo, drejtuese e programeve shkencore të NASA, mendon se është i rëndësishëm fokusimi në studimin e Venusit (Afërditës), pasi do zbuloheshin arsyet e zhvillimit të jetës në Tokë, por edhe shumë mistere të tjera ndërplanetare.

Lexo: NASA hap stacionin e hapësirës për misionet private të astronautëve

Sipas shkencëtarëve, në Mars ku janë përqendruar edhe shumica e studimeve të deritanishme nga njeriu, ka pasur ujë për vetëm 430 milionë vjet, ndërkohë që tek Venusi për miliarda vite.

Sonda indiane, e cila do të jetë e para që do të niset pritet të sigurojnë një panoramë të detajuar të sipërfaqes së planetit. Objektiv i kërkimit është edhe verifikimi nëse po zhvillohet një aktivitet tektonik, bazik për krijimin e jetës.

Space

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0