NASA hap stacionin e hapësirës për misionet private të astronautëve

NASA hap stacionin e hapësirës për misionet private të astronautëve


Të rriturit, të cilët ëndërronin të bëheshin astronautë kur ishin fëmijë, shumë shpejt do ta kenë  këtë mundësi. NASA po propozon nisjen që nga viti 2020 të misioneve private të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës .

Si pjesë e direktivës së saj për të hapur stacionin për përdorim komercial, agjencia amerikane e hapësirës do të mbështesë deri në dy misione private në stacionin e hapësirës çdo vit. Misionet mendohet të zgjasin deri në 30 ditë secila. Astronautët privatë do të marrin një automjet të hapësirës komerciale të aprovuar nga NASA në stacionin hapësinor. Ata do të kryejnë punë komerciale dhe marketingu. Por, përdorimi i këtyre austronautëve për misione private ka një kusht, puna duhet të lidhet me misionin e NASA-s.

Lexo: NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars

Ju gjithashtu keni nevojë të jeni në formë, duke përmbushur standardet e vështira mjekësore të NASA-s dhe kërkesat e trajnimit dhe çertifikimit të stacionit hapësinor

Do të kushtojë më shumë se  35,000 dollarë një natë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Në çmim përfshihet fluturimi, qëndimi në dhomë dhe në bord.

Fillimi i misioneve private të astronauteve është pjesë e një përpjekjeje të madhe për të zgjeruar veprimtarinë tregtare në stacionin e hapësirës përtej kërkimit dhe zhvillimit. Direktiva më e re e NASA-s synon të lejojë prodhimin komercial dhe të lejojë që NASA dhe astronautët privatë, të kryejnë aktivitete të reja komerciale në laboratorin orbital. Në një nga deklaratat e saj, NASA parashtroi disa kërkesa që duhet të përmbushen, duke përfshirë një vlerësim fizibiliteti, përpara se të lejoheshin  misione të tilla.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0