Rikthehet “Think Big” nga Businessmag.al prej nesër e Martë, ora 20:05  - Business Magazine Albania

Rikthehet “Think Big” nga Businessmag.al prej nesër e Martë, ora 20:05 

Think Big

“Think Big” rikthehet në edicionin e tij të dytë. Pandemia na frenoi por nuk na ndali. Pas 6 serish, ku prezantuam sipërmarrës model, të cilët po ndikojnë në tregun e punës në vend, jemi sërish mes jush. Një format i ngjashëm por më i pasuruar, i cili nis që nesër, e Martë ora 20:05.

Gerti Boshnjaku, producent i “Think Big” thotë se në qendër të emisionit do të jetë një sipërmarrës, apo edhe një menaxher i kompanisë, ose një departamenti të caktuar. Krahas risive dhe modelit zhvillues që sjellin në treg, ne do të sjellim sfidat dhe mundësitë e tregut të punës. Madje nuk do të mungojnë edhe mundësitë konkrete të punësimit nga vetë kompanitë protagoniste në këtë emision”.

Çdo seri do të orientohet tek pasqyrimi i modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke u orientuar edhe tek përballja me sfidat e rënda, siç ishin tërmeti dhe pandemia.

Do të fokusohemi njëkohësisht tek zhvillimi i njerëzve në profesione të caktuara, për të cilat ekziston kërkesë nga punëdhënësit. Trajtimi i njerëzve, mënyra se si zhvillohen tek ky biznes si dhe cilat janë mundësitë që shfaqen për punësim do të jenë pjesë thelbësore e programit.

Inspirojmë dhe ndezim shpresën!

Sipërmarrësit shohin oportunitet në vështirësi. Kjo është një pjesë përbërëse e të qenit inovativ dhe kjo tregon një mënyrë se si, mbi vështirësi ngrihet shpresa për të kapërcyer pengesat.

Lexo: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

Çfarë do të gjeni?

Biseda me CEO / Drejtues, lidhur me faktin se si kompanitë e tyre u përballën me krizën. Cilat ishin mënyrat / taktikat që përdoren për ta kapërcyer atë. Si e shohin të bërit biznes në këto kohë?

A kanë ndryshuar perspektivën e tyre dhe çfarë kanë ndryshuar në aspektin menaxherial të operacioneve?  Si mund të jenë më të përgatitur në të ardhmen? Sa i rëndësishëm ka qenë roli i lidershipit dhe marrja e vendimeve të duhura në këto situata? Çfarë mësimesh janë marrë nga sipërmarrësit?  Si e shikon sipërmarrësi të ardhmen? Cilat janë nevojat për burimet e reja njerëzore? A kanë ndryshuar kërkesat për profesione, me perspektivën e re të biznesit, etj.

Çfarë synojmë me këtë format?

Synojmë një format atraktiv që angazhon më shumë se thjesht sipërmarrësin /CEO-n.

Gjatë një episodi tregojmë proceset reale të punës dhe njerëzit që merren me to në atë biznes.

Duke ju njohur me sipërmarrjet apo sektorët që tregojnë qëndrueshmëri edhe në kohë krize dhe premtojnë të ardhme, tregu i punës mund të orientohet për të zhvilluar ato profesione apo zanate të kërkuara. Ndaj, me “Think BiG”, synojmë që jo vetëm të kaloni kohë cilësore, por edhe të informoheni për mundësi të reja direkt për ju.

Regjistrohu në kanalin tonë në You Tube për të ndjekur episodet e reja. Programi do të transmetohet gjithashtu edhe në ThinkBig.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0