Richard Branson shpjegon pse shumica e sipërmarrësve kanë mungesë vizioni - Business Magazine Albania

Richard Branson shpjegon pse shumica e sipërmarrësve kanë mungesë vizioni


Të shkëlqesh si një sipërmarrës, të paturit i një vizioni është jetike, shpjegon themeluesi i Virgin Group, Richard Branson në një postim të fundit në blog. Kjo do të thotë të qenit të gatshëm për të mësuar, për të bërë gabime dhe për të eksperimentuar.

Sipërmarrësit e suksesshëm marrin rreziqe, janë të gatshëm të dështojnë dhe të jetojnë me pasojat. Ata që nuk janë në gjendje të përballen me këto sfida me shumë gjasa nuk janë sipërmarrës – ose ata duhet të ndryshojnë mendimet dhe vizionin e tyre. Edhe njerëzit më të talentuar kanë rregulluar vizionin e tyre dhe janë të gatshëm ose të paaftë për të bërë ndryshimet e nevojshme për t’u përmirësuar”, shkruan sipërmarrësi miliarder.

Kur dikush nuk është i gatshëm për të ndryshuar apo për t’u përmirësuar, biznesi i tij ose i saj vuan. Siç thotë Branson, “idetë ngecin në vend, bizneset ndalojnë së rrituri, njerëzit ndalojnë së mësuari.

“Nëse ju e gjeni veten të mbërthyer në një mendim të caktuar, mos e fajsoni veten. Duke u rritur, ne mësojmë shpesh të mendojmë në një mënyrë të rrezikshme, shpjegon Branson. Mendoni se si, në shkollë, notat i motivojnë më shumë studentët sesa të mësuarit.

Është koha për të ndryshuar mendimet tuaja. Por, ku mund të filloni?

E thjeshtë: Kapërceni jashtë zonës tuaj të rehatisë. Ndiqni ambiciet tuaja, punoni me të tjerët, ndërmerrni çdo hap që do t’ju ndihmojë të rriteni dhe ju shpejt do të shihni një ndryshim në mënyrën se si ju e drejtoni biznesin dhe jetën.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0