Reuters:"Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina" - Business Magazine Albania

Reuters:”Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina”

Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina

Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin TikTok për të ushtruar ndikim tek opinioni publik në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të zhvilluar nga Reuters dhe Ipsos. Anketa u zhvillua ndërsa Uashingtoni shton përpjekjet për të ndaluar rrjetin social në pronësi kineze. Rreth 58% e të anketuarve në sondazhin dyditor, i cili u mbyll të martën, bien dakord me deklaratën se qeveria kineze e përdor rrjetin TikTok, në pronësi të firmës kineze ByteDance, për të “ndikuar tek opinioni publik amerikan”. Rreth 13% nuk ishin dakord, dhe pjesa tjetër ishin të pasigurt ose nuk iu përgjigjën pyetjes.

Mbështetësit republikanë kishin më shumë gjasa sesa demokratët që ta shihnin aplikacionin TikTok si vegël të qeverisë kineze për të ndikuar tek opinioni publik amerikan.Rrjeti TikTok thotë se ka shpenzuar më shumë se 1.5 miliardë dollarë për sigurinë e të dhënave dhe nuk do t’i ndajë me qeverinë kineze të dhënat e 170 milionë përdoruesve amerikanë. Vitin e kaluar, drejtuesit e rrjetit TikTok i thanë Kongresit amerikan se “nuk promovojnë ose heqin përmbajtje me kërkesë të qeverisë kineze”. Rrjeti TikTok nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Presidenti Joe Biden nënshkroi javën e kaluar një ligj që i jep firmës ByteDance një afat prej 270 ditësh për ta shitur degën e rrjetit që mbulon Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me bllokim.

Drejtuesit e rrjetit TikTok janë zotuar ta kundërshtojë ndalimin si një shkelje të mbrojtjes së shprehjes së lirë të parashikuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, edhe përdoruesit e rrjetit TikTok pritet të ndërmarrin veprime ligjore. Në nëntor, një gjykatës në shtetin Montana pezulloi ndalimin e rrjetit TikTok në atë shtet, duke përmendur shqetësimet për lirinë e shprehjes.

Lexo edhe: Eksploroni apartamente me qera për qëndrime të shkurtra në Shqipëri: Duke filluar nga vetëm 20 euro për natë

Sondazhi nga Reuters/Ipsos gjeti se 50% e amerikanëve e mbështesin ndalimin e rrjetit TikTok, ndërsa 32% e kundërshtojnë ndalimin, dhe se pjesa tjetër ishin të pasigurt. Sondazhi nuk pasqyron pikëpamjet e grupmoshës nën 18 vjeç, që përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të përdoruesve të rrjetit TikTok në Shtetet e Bashkuara. Rreth gjashtë nga 10 të anketuar të moshës 40 vjeç e lart e mbështesin ndalimin, krahasuar me rreth katër në 10 të anketuar të moshës 18-39 vjeç. Sondazhi tregon se 46% e amerikanëve pajtohen me një deklaratë se Kina po e përdor aplikacionin për të “spiunuar në jetën e përditshme të amerikanëve”, një pretendim që Pekini e ka mohuar. Rrjeti TikTok përdoret gjerësisht në Shtetet e Bashkuara. Drejtuesit e fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Biden po e përdorin atë si një mjet për të tërhequr votuesit përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Rivali i Presidentit Biden, republikani Donald Trump, i cili e ka kritikuar një ndalim të mundshëm dhe është pronari kryesor i kompanisë që operon aplikacionin e tij të mediave sociale Truth Social, nuk ka llogari në rrjetin TikTok. Shumica e amerikanëve, 60%, thanë se është e papërshtatshme që kandidatët amerikanë ta përdorin rrjetin TikTok për të promovuar fushatat e tyre. Ligji i nënshkruar nga Presidenti Biden cakton 19 janarin si ditën e fundit për shitjen e degës që mbulon Amerikën, një ditë përpara përfundimit të mandatit të tij. Por ai mund ta shtyjë afatin me tre muaj nëse përcakton se firma ByteDance po bën përparime në shitjen e filialit amerikan.

Në sondazhin e zhvilluar në internet morën pjesë 1022 amerikanë të rritur nga mbarë vendi. Mundësia e gabimit llogaritet të jetë rreth 3%.

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0