Rënia e euros, një trend që do të vijojë edhe gjatë verës - Business Magazine Albania

Rënia e euros, një trend që do të vijojë edhe gjatë verës


Në tregun e këmbimit valutor vendas, rënia e euros në nivele minimale duket se është një trend që do të vijojë edhe përgjatë muajve të verës, si rezultat i fluksit të emigrantëve dhe turistëve të huaj.

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se faktor kryesor ka qenë një tërheqje disi e lartë e depozitave të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, kryesisht në Greqi. Ndërsa oferta e lartë e kësaj monedhe në treg, favorizuar edhe nga sezoni i verës do ta zhvlerësojë këtë monedhë edhe më tej në këmbim me lekun.

Në dy muajt e fundit është vënë re një rënie në nivele shumë të ulëta të euros deri në 134 lekë.

Gjithsesi Banka e Shqipërisë gjykon se luhatjet e këmbimit valutor janë brenda parashikimeve ndërsa mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, në kushtet e një kursi këmbimi të denatyruar nga forcat e mëdha të tregut, që mund të prish ekuilibrat e çmimeve.

Burimi : ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0