Rendja drejt universiteteve nuk krijon profesionistë - Business Magazine Albania

Rendja drejt universiteteve nuk krijon profesionistë

profesionistë

Shkruar nga Ergys Mërtiri*

Bizneset ankohen prej kohësh se nuk gjejnë dot punëtorë: shitës, magazinierë, shpërndarës produktesh e sidomos individë të aftë për punë të kualifikuar.

Një mik që merret me burime njerëzore më thoshte se kjo situatë nuk ndryshon megjithse kishte rritur pagat, aq sa i’a lejonin mundësitë e kompanisë. Brezi i ri nuk e do punën, ishte shpjegimi i tij, shpresojnë të gjithë tek emigracioni.

Paradoksi është se nuk gjenden të rinj për punë në një vend me nivel të lartë papunësie!

Sigurisht që kjo nuk ka logjikë ekonomike dhe arsyet duhen kërkuar në shkaqe kulturore, mendësitë, modelet, edukimi etj. Sipërmarrësit ankoheshin në një kronikë lajmesh para disa ditësh për mungesën e kualifikimeve, por edhe të kulturës së punës të brezit të ri. Kjo ka krijuar probleme, si për punëdhënësit edhe për punëmarrësit. Askush nuk është i kënaqur.

Rreth 10 vjet më parë botova një shkrim mbi politikat e qeverisë për arsimin e lartë. Qeveria e atëhershme e z. Berisha liberalizoi ekstremisht pjesëmarrjen në universitete, duke shtuar në mënyrë drastike kuotat e studentëve. Të dhënat tregonin asokohe se 3 në 4 maturanë që mbaruan gjimnazin shkuan në universitet. Duke imagjinuar këtu edhe një kategori të rinjsh që kanë shkuar të studiojnë jashtë vendit si dhe të tjerë që e kanë nisur shkollen e lartë, pasi kishin mbaruar gjimnazin më herët, i binte që praktikisht të mos mbetej askush pa shkollë të lartë në Shqipëri.

Berisha e bënte këtë natyrisht për efekt elektoral. Ai iu propagandonte qytetarëve, njësoj si dikur Partia e Punës, se qeveria po i’u jepte shkollë, duke i’u kërkuar në këmbim mirënjohjen. Në fakt, kjo politikë ka qenë një krim. Ajo, jo vetëm ka dëmtuar universitetet duke sjellë inflacion diplomash e gradash shkencore në të gjithë hierarkinë akademike, por edhe vetë shoqërinë, duke prodhuar një kontigjent masiv analfabetësh me diplomë. Pikërisht ky fenomen kultivon parazitizëm masiv. Ai bën që të edukohen breza me pretendime intelektuale, pa asnjë formim profesional, çfarë do reflektohet patjetër edhe në tregun e punës.

Sot, një dekadë më vonë, duket se po ndodh pikërisht ky fenomen. Një masë e madhe të rinjsh shpenzojnë katër vite shtesë në bankat e shkollës, pa përfituar asnjë dije apo zanat. Universiteti është bërë deri diku një gjimnaz i dytë, ku pjesa më e madhe e frekuenton si institucion shoqërizimi pa lidhje me dijen. Liberalizimi i tyre ka shërbyer thjesht si shtyrje me kater vjet të moshës shkollore duke vonuar daljen e të rinjve në tregun e punës, pa ofruar thuajse asnje vlerë të re profesionale.

Lexo: “Mos Paguaj”, kjo është fushata më e re në Britani kundër kostos së lartë të jetesës

Nga ana tjetër, ai ushqen iluzione tek një masë e madhe syresh, duke krijuar pretendime mbi një status social fals. Një masë e madhe të rinjsh me diplomë, por pa zanat, përballen me pamundesinë për të qenë në pozicionet që mendojne se i’u takojnë në hierarkinë e punësimit. Me bindjen se janë me shkollë të lartë ata nuk pranojnë të bëjnë punë që i gjykojnë si të rendomta për “statusin” e tyre.

Është gjithsesi herët. Ky realitet paraqet simptomat e një krize të thellë kulturore që nesër do të shperthejë edhe më keq në depresion, kriminalitet e probleme sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0