“Mos Paguaj”, fushata më e re në Britani kundër kostos së lartë të jetesës - Business Magazine Albania

“Mos Paguaj”, fushata më e re në Britani kundër kostos së lartë të jetesës

Ndërsa paralajmërimet rreth faturave të larta të energjisë në Britani rriten nga dita në ditë, një organizatë aktivistësh po u kërkon konsumatorëve që thjesht të hyjnë në grevë.

Don’t Pay(Mos Paguaj) shpreson të grumbullojë një milion mbështetës, të cilët do të anullojnë pagesat e tyre direkte ndaj kompanive të energjisë në masë me 1 Tetor. Që nga mesi i Qershorit lëvizja ka tërhequr më shumë se 130,000 mbështetës.

Lexo edhe: Inflacioni në eurozonë arrin rekord të ri në muajin gusht

“Mos Paguaj” është njëra prej protestave kundër kostos së lartë të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët, drejtuesit e trenave dhe punonjësit e postës po bëjnë grevë për përmirësimin e pagave dhe kushteve, me infermierët dhe mësuesit që votojnë gjithashtu për të ndërmarrë veprime.

Fushata “Mos Paguaj”, i përngjason në histori grevës së pagesave ‘Nuk mund të paguaj, nuk do të paguaj’ pas përpjekjes së dështuar të Margaret Thatcher për të futur taksën e votimit në fund të viteve 1980.

Por, lëvizja është quajtur “e papërgjegjshme” nga qeveria, e cila nxori paralajmërime se mund të dëmtojë rezultatet financiare të kompanvie energjetike dhe të çojë në pagesa më të shtrenjta të karburantit.  Financial Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0