Duket se sinergjia është çelësi i suksesit të alencës më të fuqishme në industrine automobilistike sot.
Në këtë kohë të vitit, thuajse është e qartë se kush do të jetë lideri i 12 muajve.
Këtë vit, është pak më ndryshe. Volkswagen Group, kryesuesi i vitit 2016, duket se është në vështirësi të mëdha. Në 8 muajt e vitit 2017, grupi Gjerman ndodhet në vendin e 3. Lufta është tepër e ashpër për vendin e 1, ku grupi Renault-Nissan-Mitsubishi, mundi të merrte kryesimin vetëm për 56482 makina, nga rreth 7 milion të shitura nga secila kompani. Kjo e bën akoma më të vështirë parashikimin, se kush do marrë kuroren per vitin 2017.
Para disa javës, Carlos Ghosn, CEO i aleancës Franko-Japoneze u shpreh se pret 10.5 milionë njësi të shitura deri në fund të vitit. Në fakt, pak njerëz kanë dëgjuar për aleancën Renault-Nissan, së cilës iu bashkua edhe Mitubishi rreth 1 vit më parë, por këtë vit ata kanë potencialin të jenë kryesues.
Lexoni: Renault, Nissan dhe Mitsubishi bashkojnë forcat më fort se kurrë!
Për Volkswagen, problemi i saj më i madh është tregu i saj më i madh, ai Kinez. Në 8 muajt e parë të vitit 2017, tregu kinez u rrit me 4.3% krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Ndërkohë, që rritja e Volkswagen në të njëjtin segment këtë vit ishte 2.2%, një rënie prej 0.7%.
Renault-Nissan-Mitusbishi dhe Toyota nuk janë prekur nga probleme të tilla, dhe me shumë gjasa, nuk do të preken deri në fund të vitit.
*Shënim. shifrat e mësipërme flasin për prodhimin, jo për shitjet*
Lexoni: Bugatti Chiron vendos një rekord të ri për kategorinë përkatëse!
Ndonëse Volkswagen Group është grupi më i madh, ajo përsëri po has vështirësi. Ky grup, përbëhet nga Volkswagen, Audi, Skoda, Seat, Bentley, Bugatti, Ducatti dhe Porsche.
Toyota është grupi më i vogël përsa i përket markave. Ajo përfshin Toyota, Lexus dhe Scion.
Le të flasim pak për kryesuesit. Renault përfshin Renault, Dacia dhe AutoVAZ. Nissan përfshin, Nissan, Infiniti dhe Datsun. Ndërkohë Mitsubishi është gjithashtu pronë e Nissan me 34% të aksioneve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.