Regjisori i Demi Lovato: Për të krijuar përmbajtje të shkëlqyer, ndiqni rregullin Super Bowl - Business Magazine Albania

Regjisori i Demi Lovato: Për të krijuar përmbajtje të shkëlqyer, ndiqni rregullin Super Bowl

Producenti dhe sipërmarrësi Michael D. Ratner shpjegon se si të krijoni një audiencë të angazhuar duke postuar përmbajtje me të cilën njerëzit nuk mund të ngopen.

Regjisori Michael D. Ratner po shfaqet në titujt kryesorë për shkak të dokumentarit të tij “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, në lidhje me jetën dhe karrierën e ish-yllit të Disney, i cili u shfaq në Festivalin e Filmit SXSW. Por jo çdokush është në dijeni se Ratner është një krijues i suksesshëm i përmbajtjes për markat në internet.

Ratner është themelues dhe CEO i OBB Media, një studio prodhimi në Hollywood, fituese e çmimit Emmy. Puna e tij ka tërhequr më shumë se dy miliardë shikime në televizion, filma, podcast-e, seri të shkruara Audible dhe projekte të përmbajtjes së markës, që kur themeloi kompaninë në 2016. Seriali i tij në internet me protagonist komedianin Kevin Hart, “Cold as Balls”, i cili ka më shumë se 1.6 miliardë shikues, sponsorizohet nga marka e tij Old Spice.

Lexo: Përgjigjia me 5 fjalë e Tim Cook ndaj Facebook

Suksesin e tij ai ia atribuon pjesërisht mendësisë që ai sjell në projekte: “çdo lojë është Super Bowl dhe thjesht një tjetër lojë”. Kjo mendësi vendos një standard të lartë për t’u ndjekur: Trajtojeni gjithçka që bëni sikur të jetë gjëja më e madhe dhe më e rëndësishme që keni bërë, por pa e mbivlerësuar atë. Mos u vetëkënaqni, thotë ai, por as mos krijoni një presion për të pasur sukses, i cili mund t’ju bëjë të humbni ekuilibrin.

Përmbajtja e suksesshme e markës, thotë ai, fillon me respektimin e inteligjencës së audiencës suaj.

“Publiku nuk është budalla. Pavarësisht nëse jeni duke krijuar një pjesë përmbajtjeje që financohet nga një rrjet, një individ ose nga një markë, ajo duhet të jetë argëtuese, informuese, qesharake ose çfarëdo zhanri që po krijoni.”,- shpjegon ai.

“Audienca dëshiron të argëtohet ose të mësojë diçka”,- thotë Ratner, i cili është gjithashtu i njohur për prodhimin e videos së famshme muzikore të Justin Bieber “Intentions”.

Njihni audiencën tuaj

Çdo marketing i suksesshëm fillon me njohjen e audiencës suaj, përfshirë edhe njohjen e asaj çfarë ata ndjekin. Qëndroni të përditësuar me tendencat më të fundit, memet dhe folësit me ndikim dhe cilat çështje janë duke gjeneruar më shumë zhurmë dhe vëmendje. Nëse u jepni ato për të cilat interesohen, qoftë ky humor, histori frymëzuese ose përmbajtje edukative, Ratner thotë se ka më shumë të ngjarë të angazhohen me përmbajtjen tuaj.

“Mundohuni të kuptoni se çfarë inspiron dhe tërheqë njerëz”, thotë ai. “Nëse nuk ka me të vërtet jehonë, njerëzit nuk do të angazhohen”.

Lexo: Toyota po ndërton një qytet inteligjent 175 hektarë rrëzë malit Fuji

Qëndro i përulur

Për të krijuar histori dhe përmbajtje që nuk janë si të ngurta ose klishe, Ratner thotë që ju duhet të harroni egon tuaj dhe të dëgjoni më shumë. Të qëndruarit të përulur përsa u përket ideve tuaja ose nevojave për reklamime, ju mban të hapur për mendimet e të tjerëve, të cilat mund të përshtaten më mirë me audiencën tuaj.

“Kjo ju lejon të mësoni edhe kur jeni në një pozicion udhëheqës”,- thotë Ratner. Ai beson se cënueshmëria lejon krijimin e një atmosfere bashkëpunuese, e cila është mënyra e vetme për të arritur sukses kur krijoni përmbajtje që përfaqëson përvojat e dikujt tjetër ose markën e argëtimit.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0