Ravajol Hasani, mes 150 shefave më të mirë të kulinarisë në botë, merr të drejtën të certifikojë brezin e ri të kuzhinierëve - Business Magazine Albania

Ravajol Hasani, mes 150 shefave më të mirë të kulinarisë në botë, merr të drejtën të certifikojë brezin e ri të kuzhinierëve

kuzhinierëve

Ndonëse këto dy vite kanë qenë  shumë të vështira për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe izolimit, Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, nuk u ndal, por punoi më fort duke qenë pjesë e projekteve dhe u vlerësua me çmime të ndryshme botërore në fushën e gastronomisë.

Në një prononcim për BusinessMag ai u shpreh se 2021 u mbyll me shumë angazhime dhe qe një vit i veçantë për të, pasi u vlerësua përsëri si Ambasador i Kulinarisë për 2021 nga Parisi mes 170 vendeve botërore.

“Pas fokusimit që kisha në guidat botërore të gastronomisë më dhanë të drejtën të certifikoj brezin e ri të kuzhinierëve,” thotë Ravajoli.

Ndër projektet që ai ka realizuar kanë qenë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai ka realizuar të gjithë menunë e Grand Blue Fafa në Durrës, Germany Hotel, Cotto Restorant në Ferizaj të Kosovës, Gastroteka Repiublika në Gjakovë, si edhe për një nga hotelet më luksoze në Kosovë, Astoria Luxury and Spa në Gjilan.

Zyrën dhe skuadrën e tij e ka në Qipro, ku dhe jeton, por kjo nuk e pengon që të zhvillojë projekte dhe krijime të reja në çdo cep të botës, në Europë, Azi dhe Amerikë. Aktualisht ai ndodhet në New York, ku është angazhuar me krijimin dhe realizimin e menusë së 2 restoranteve me identitet italian.

Çdo vit Ravajoli ka marrë mbi 10 çmime ndërkombëtare, por këtë vit ai e konsideron si më të suksesshëm, pasi është renditur në top listën e gastronomisë botërore, si ambassador kulinarie për 2021 dhe është vlerësuar si një nga 150 shefat më të mirë në botë.

Nuk mungon as këshilla që ai i jep çdo të riu me ëndrra të mëdha, “Mos u bëni kopje e asnjë modeli të suksesshëm, realizojini ëndrrat tuaja dhe shijoni suksesin që vjen pas punës dhe përpjekjeve që bëni.”

Lexoni edhe: Ravajol, Ambasadori chef i Shqipërisë në botë vjen në Tiranë

Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, vjen me projektin e tij të parë në Shqipëri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0