Bashkimi Evropian fitoi zyrtarisht të drejtën për të vendosur taksa në rreth 4 miliardë dollarë të vlerës së mallrave amerikane. Vendimi i Organizatës Botërore të Tregtisë rrezikon t’i shtojë tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës vetëm tri javë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ndonëse mund të ofrojë ndihmë për zgjidhjen ligjore të një mosmarrëveshjeje 16-vjeçare.
Të dyja palët kanë treguar se janë të interesuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi prodhuesit e aeroplanëve. Boeing dhe Airbus ndërsa akuzojnë njëra- tjetrën se nuk kanë refuzuar bisedat serioze. Vendimi i vonuar nga pandemia COVID-19, pason një vendim të OBT-së, vitin e kaluar që lejon Uashingtonin të vendosë tarifa për 7.5 miliardë dollarë në mallrat e BE-së në lidhje me përkrahjen shtetërore për prodhuesin Airbus, i cili ka fabrika në Britani, Francë, Gjermani dhe Spanjë.
LEXO: SHBA shton tarifat për prodhimet europiane, pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing
Të kombinuara, të dy rastet përfaqësojnë mosmarrëveshjen më të madhe në botë për tregtinë e korporatave. Nën qeverisjen e Trump, SHBA ka bërë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse në OBT me bazë në Gjenevë. Ajo vlerëson se subvencionet e BE për Airbus shkaktojnë rreth 11 miliardë dollarë dëm ekonomik në SHBA çdo vit. Organizata Botërore e Tregtisë afirmon se subvencionet e BE-së shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian ka thënë se do të preferonte një zgjidhje të negociuar, por në rast të kundër do të vendoste tarifa.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.