Raporti për përdorimin e telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë - Business Magazine Albania

Raporti për përdorimin e telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë


Tre mujori i tretë i 2016-tës dëshmoi një rritje të konsiderueshme të numrit të abonentëve të telefonisë mobile në Shqipëri dhe Kosovë ndërsa ngelet shumë pak për t’u thënë për shërbimet e internetit fiks dhe telefonisë fikse.

Që dy autoritetet AKEP dhe ARKEP, publikuan të dhënat statistikore për tre mujorin e tretë të vitit i cili tregon edhe njëherë tjetër se ngelet shumë për t’u bërë në penetrimin e shërbimeve fikse të telefonisë dhe internetit.

Telefonia e Lëvizshme

Në Shqipëri shërbimet celulare panë një rritje të konsiderueshme të përdoruesve nga të gjithë operatorët në treg duke arritur në 3,87 milionë abonentë aktivë nga 3.3 milionë që ishte tre mujorin paraardhës.

Vodafone vijon të jetë lider i tregut me një rritje të bujshme përgjatë periudhës 1 Korrik-30 Shtator duke shtuar afro 300,000 abonentë të rinj. Telekom Albania gjithashtu pati një periudhë të tretë të mirë të vitit duke sjell afro 200,000 abonentë të rinj.

Situata për Albtelecom nuk ka ndryshuar pothuajse aspak ku pjesë e kompanisë janë bërë afro 50,000 abonentë të rinj. Për Plus nuk kishte si të mos shkonte më keq. Pas akuzave të ashpra ndaj operatorëve Vodafone dhe Telekom pak javë më parë, AKEP thotë se Plus ka humbur afro 5,000 abonentë.

Në Kosovë për herë të parë shërbimi i telefonisë së lëvizshme ka tejkaluar masën e 100% të penerimit. ARKEP nuk jep të dhëna ekzakte por tregu dominohet nga operatori shtetëror Vala 54.2% të abonentëve ndjekur nga IPKO me 34.7%, Zmobile me 8.38% dhe D3 me 0.01%.

Ajo që vihet re këtë tre mujor është rënia e Vala me 3.2% dhe rritja e IPKO me 3.8%.

Telefonia Fikse

Shërbimi i telefonisë fikse në Shqipëri prej vitesh është në stazhonim. Një treg totalisht i dominuar nga Albtelecom me 78.72% të tregut, telefonia fikse rezervon vetëm një hapësirë të ngushtë për katër operatorët e tjerë më të mëdhenj prej 21.28%.

Konkretisht Albtelecom numëron 175,689 linja fikse, Abcom 14,518 linja fikse, Tring 5,411 linja fikse, Nisatel 5,354 dhe Telekom Fiks 1,384. Të gjithë shënuan vlera negative krahasuar me tre mujorin paraardhës me përjashtim të Abcom dhe Tring që patën rritje me 1,6% dhe 3.5% respektivisht.

Në Kosovë telefonia fikse ka arritur në pikën më të ulët që kur ARKEP ka filluar të publikojë raportet e gjendjes së shërbimeve. Tre mujorin e tretë të 2016-tës numri i linjave fikse ra me 2.95% në 54.983.

Sipas ARKEP bizneset përbëjnë 35% të tyre ndërsa konsumatorët individualë 65%. Është Telekomi i Kosovës lider në këtë sektor me 80.28% të linjave fikse ndjekur nga IPKO me 17.92% dhe Kujtesa 1.80%.

Për nga të ardhurat Telekomi i Kosovës kishte 91.2% të tyre gjatë këtij tre mujorit ndjekur nga IPKO me 7.8% dhe Kujtesa 1%.

Interneti

Numri i klientëve në internetin fiks në Shqipëri ishte 261,747 për tre mujorin e tretë të vitit një rritje me tre % krahasuar me tre mujorin paraardhës.

Albtelecom dominon edhe këtë pjesë të tregu me 105,112 abonentë ndjekur nga Abcom me 49,136 abonentë, Tring me 37,779 abonentë, Abissnet me 28, 847 abonentë dhe Nisatel me 7,095 abonentë.
Që të gjithë operatorët patën rritje të numrit të abonentëve nga 1% për Albtelecom, 3% për Abcom dhe 6% për Tring, Abissnet dhe Nisatel.

Norma e penetrimit të internetit broadband për popullsi arriti në 9.24%.

Por është interneti celular ai që po lulëzon në Shqipëri. Në total qasja në shërbime interneti celular ishte afro 1.83 milionë abonentë. 1 milionë abonentë kanë qasje në internet nga rrjeti i Vodafone, afro 451 mijë nga rrjeti Telekom, 263 mijë nga Albtelecom dhe vetëm 70 mijë abonentë nga rrjeti i Plus.

Në Kosovë numri i pajtimtarëve internet nga rrjetet fikse ishte 237,198 abonentë ku 49% i përkasin IPKO, 24.37 Kujtesa dhe 14.04 Telekomit të Kosovës.

Ndërkaq qasja në internet mobil në rrjetet 3G dhe 4G ka arritur në 1,22 milion abonentë, një rritje me 27.8% krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit.

Penetrimi i internetit fiks është në shifrat e 13.06% ndërsa për internetin mobile është 61.84%.

Burimi: pcworld.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0