Range Rover Sport P400e ngjit 999 shkallët e "Portës së Parajsës"

Range Rover Sport P400e ngjit 999 shkallët e “Portës së Parajsës”


Sapo përmenden terrene të vështira për t’u kaluar, një nga makinat e para që të shkon në mendje është Land Rover. Në fillimin e viteve 70, kompania prezantoi Range Rover, simotrën e saj pak më luksoze. Kjo traditë, vazhdon edhe sot, teksa Range Rover ka marrë shumë më tepër prioritet, se kompania që e lindi atë.

Range Rover Sport, ndonëse jo shumë premtues nga emri, ka provuar se është një nga SUV më funksional dhe elegant në të njëjtën kohë. E provuar dhe e sprovuar nga të gjitha mediat automotive botërore, kjo Vogue dhe Sport, janë dy nga zgjedhjet më të mira për dikë që pëlqen, dizajnin, elegancën, por edhe aventurat.

Së bashku me Jaguar, në vitin 2008 u krijua Jaguar Land Rover Automotive PLC, pas blerjes nga Tata Motors. Për fat të mirë, kompania indiane nuk influencoi brenda kompanisë vetëm se financiarisht. Që prej asaj kohe, i gjithë grupi është një nga më unikët në treg, me produkte që ja vlen të admirohen. Ato i dhanë një frymë të re tregut dhe industrisë, duke treguar se makinat, në një pikë janë vepra arti.

Lexoni: “Tesla do fillojë të ndjejë dhimbjet” – shprehet pronari i Jaguar I-Pace Team

Vitet e fundit, grupi ka filluar të bëhet gati për kalimin në teknologjinë hibride dhe elektrike. Pak kohë më parë, kompania publikoi Range Rover Sport PHEV, gjithashtu i quajtur P400e. Ky model, ka një motorr 2.0 litër 4 pistona, me turbo dhe një motorr elektrik 85kW. Fuqia e përgjithshme shkon në 395bhp, prej nga e cila derivon edhe emri i modelit P400 (400hp).

Për ta zyrtarizuar pak më bukur këtë model, kompania angleze vendosi të bëjë një nga gjërat që bën shpesh dhe mirë. Një sfidë të vështirë.

Ata u drejtuan në Kinë, në malin Tianmen, ku ndodhet “Porta e Parajsës”. 99 kthesa “herbin” dhe 999 shkallë me kënd 45 gradë të çojnë në një nga vendet më unike në planetin tonë.

Por, përse të lodhesh duke ngjitur aq shumë shkallë, kur mund të ngjitesh me makinë. Për të gjithë personat e zonës, duket se kjo ishte një ide jo e mirë dhe relativisht e pa realizueshme. Por, Britanikët vërtetuan të kundërtën. Të relizosh diçka të tillë, shpesh kërkon më tepër se një shofer të mirë. Shpesh, aftësitë e shoferit, përfundojnë aty ku fillojnë aftësitë e makinës. Ky, është një nga rastet që e vërteton këtë.

https://youtu.be/EUwzWHD3Htg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0