"Tesla do fillojë të ndjejë dhimbjet" - shprehet pronari i Jaguar I-Pace Team

“Tesla do fillojë të ndjejë dhimbjet” – shprehet pronari i Jaguar I-Pace Team


Jaguar shpreson se I-Pace do të jetë tepër kompeditive, si në pista ashtu edhe në dyqane.

Viti që vjen, pritet një vit goxha i mirë përsa i përket makinave elektrike të grupit Jaguar Land Rover. Range Rover Sport i ri P400e, pati goxha sukses pas prezantimit në L.A Auto Show, dhe hodhi hapin e parë të madh drejt elektrifikimit. Vitin që vjen, Jaguar I-Pace do ti shtohet gamës, SUV i parë 100% elektrik nga britanikët.

Veç të tjerave, në L.A Auto Show u prezantua edhe modeli i dedikuar për motorsport i quajtur I-Pace eTrophy. Debutimi i saj do të bëhet vitin e ardhshëm si makinë suporti në Formula E.

Në një bisede të hapur me Bobby Rahal, veteran i motorsportit dhe pronar i Jaguar I-Pace Team, ai u shpreh hapur për zhvillimin e teknologjive të tilla. Për të, ky është “një territor i ri”. Ai ka qënë menaxher dikur në skuadrën e Jaguar në Formula 1, dhe sot, pak vite më pas, ka ndërruar pak fare drejtimin.

“Unë mendoj se do të jetë gallatë dhe sfiduese, por ne jemi gati për t’a përballuar. Idea është që të fitojmë.” – u shpreh ai.

Skuadra Rahal Letterman Lanigan Racing Team do të “hedhe në fushë” dy makina përgjatë sezonin 2018/2019.

Rahal jo vetëm që është një ekspert i garave, por edhe një dealer i çertifikuar i Jaguar.

“Disa prodhues e kanë kuptuar pak vonë realitetin e re. Por sot, nëse sheh kompanitë këtu, të gjitha janë bërë elektrike.” – shprehet ai.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Me një autonomi prej rreth 220 miliesh ose 350 kilometrash, me një motorr 90 kWh, dhe përshpejtim 0-100km/h për sekonda, I-Pace bëhet rival i drejtpërdrejtë i Tesla Model X. Ai beson se ndërkohë që kompanitë e tjera do të prodhojnë për masën, Tesla do të dështojë në këtë drejtim.

“Me intuitën time unë mendoj se Tesla do t’i ndjejë dhimbjet më shumë nga të gjithë.” – shprehet Rahal.

“Njerëzit zgjedhin Tesla sepse askush më parë nuk e ka patur atë. Tani ata kthehen tek Mercedes apo Jaguar, apo Land Rover apo çfarëdo që ka qënë. Struktura që këto kompani kanë është më e mirë se ajo e Tesla…sepse Tesla nuk ka një të tillë.”

Që të shohim se si I-Pace do të veprojë kundrejt Tesla, do ta shohim 3-mujorin e dytë të vitit 2018.

Burimi: InsideEVs

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0