Rama për arsimin: më shumë anglisht dhe teknologji. Nuk do të ketë më shkolla me dy turne - Business Magazine Albania

Rama për arsimin: më shumë anglisht dhe teknologji. Nuk do të ketë më shkolla me dy turne

Rama për arsimin

Arsimi ishte në qendër të prezantimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama.  Në programin e Partisë Socialiste për Arsimin, 2021-2025 ai theksoi se plani është studiuar mirë dhe është konsoliduar përkrah mbështetjes financiare.

“Gjuha angleze do të nisë të mësohet kudo në të gjitha shkollat e vendit që në klasë të parë në të gjithë Shqipërinë. Është koha që të gjithë fëmijët të mësojnë anglishten dhe gjuhën bazë të komunikimit dixhital nga ana tjetër. Vizioni “Shqipëria e ardhmja jonë” kërkon që qysh sot të fillojmë të pajisim brezin tjetër me dijet bazë të të dyjave si dhe ta zhdërvjellësojmë hap pas hapi sistemin tonë arsimor në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë, i cili do të zhvillohet më tej tek Piramida e diktatorit, e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes, ne do të çelim programin e parë 10-vjeçar të kodimit, për fëmijët 12-18 vjeç dhe do të hapim për ta qendra të dedikuara të hyrjes në botën dixhitale. Jo në iPhone dhe iPade, por në botën dixhitale, ku fëmijëve do t’u prezantohen themelet e saj, do t’u mësohet graviteti i saj, do t’u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat do të ngrihen në Shkodër, Dibër, Vlorë, Korçë, Kukës, Berat dhe hap pas hapi do ta shtrijmë në krejt Shqipërinë. Gjithashtu do të çelim programin e parë të arteve dhe zejeve për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, për të ushtruar mendjen dhe duart përmes krijimtarisë në përpjekjen e domosdoshme jetike, si detyrim që ua kemi fëmijëve tanë që bota e telefonave dhe ipadëve mos të marrë peng mendjen shqisat dhe trupat e tyre. Edukimi fizik do të zërë një vend më të rëndësishëm në jetën e sistemit tonë arsimor, nga klasa e parë deri në universitet”.

Lexo: Manastirliu: situata me risk të shtuar. Mësim i alternuar nga 1 dhjetori

Këto nisma kërkojnë edhe një profil të ri të drejtuesve të shkollave. Ndaj ai theksoi se kjo do të ndodhë, ashtu si edhe fakti që nuk do të ketë më shkolla me dy turne.

“Këtu kemi trashëguar një boshllëk të madh. Shkollat u kthyen në kulla, ku emëroheshin si roja dhe kryeroja e kullës, militantë dhe ku padyshim ka pasur dhe ka plot njerëz të mirë dhe të dedikuar që vijnë nga mësuesia. Të drejtosh një shkollë për Shqipërinë se ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq, do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre komunitare. Kemi nisur këtë proces me shkollën e drejtorëve. Është instaluar në Shqipëri dhe po jetësohet hap pas hapi. Deri në vitin 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do të licencohen nga Shkolla e Drejtorëve, si menaxherë të kualifikuar për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi, aktivitete jashtëshkollore, komuniteti, janë bashkë. Mandati i tretë do të sjellë fundin e mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave. Eksperienca e krijuar gjatë pandemisë do të kthehet në bazë për mbyllje përfundimtare edhe të praktikës së vjetër të klasave kolektive”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0